0 0
Mousse çokollate me liker Cherry

Mousse çokollate me liker Cherry

Një mousse e freskët me arom qershie, për ti dhënë mirëserdhjen stinës së qershive.

Ingredients

Directions

Share

Vendosni fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë

Në një enë bashkoni panën lëngë me sheqerin dhe vendoseni në zjarr të nxehet po mos e lini të marr valë. Përzijeni që sheqeri të shkrihet. Shtrydhni fletën e xhelatinës tashmë të zbutur dhe shtojeni te pana. Përzijeni që të shkrihet dhe ajo plotësishtë dhe sapo pana të ketë arritur në nxehtësin optimale gati në pikën e zierjes, hiqeni dhe shtoni në të çokollatën e zezë të copëzuar.  Përzijeni vazhdimishtë derisa të shkrihet kompletë.

Vendoseni  enën në banjo-mari me ujë të ftohtë dhe akull dhe rriheni me përzierësin elektrik për disa minuta derisa masa të ftohet, të marri ajër dhe të bëhet kremoze.

Lëreni të ftohet, shtoni  likerin dhe  jepini përsëri i një të përzier  dhe trasferojeni në frigorifer të ftohet plotësishtë.

Panën vegjetale  të cilën më parë e kemi lën të ftohet në frigorifer, formojeni mirë në shkumë.

Kur të gjithë përbërësit i kemi gati të ftohur kthehuni  përsëri te kremi i parë me çokollatë. Rriheni përsëri me përzierësin elektrikë duke e trasformuar në një krem të butë dhe të fryrë.

Tani merrni pak nga pana vegjetale  e formuar dhe shtojeni te kremi me çokollatë “ganache” duke e përzierë me delikates me një spatul kuzhine që mos i ulet volumi. Vazhdoni kështu pak nga pak derisa kremrat të jenë lidhur mirë me njëri tjetrin.

Ndajeni në kupa individuale dhe vendoseni në frigorifet te fresku të pushojë për rreth 6 orë ose gjithë natën, sa më shumë të rri aq më e mirë bëhet.

Shërbejeni me pana dhe qershi të freskëta.

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Qofte e madhe e mbushur
next
Pastiçe me pançetë
  • 1 Views
  • Serves 10
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
250 ml. Pana lëng
250 gr. çokollatë e zezë për shkrirje
150 ml. Pana Vegjetale Tipi Hopla
2-3 lugë Cherry
2 fleta Xhelatin Peshku
2 lugë Sheqer

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Qofte e madhe e mbushur
next
Pastiçe me pançetë