0 0
Galet me domate

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për brumin:
200 gr Miell
60 ml Ujë i ftohtë
1 lugë e vogël Kripë
140 gr Gjalpë i ftohtë
Pak Piper të zi

Galet me domate

Vera nuk do te kishte kuptim pa nje galete si kjo.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për brumin:

Udhëzimet

Ndani

Për brumin:
200 gr.miell 00
1 lugë të vogël kripë
60 ml ujë i ftohtë nga frigoriferi.
140 gr gjalpë i ftohtë nga frigoriferi.
Pak piper të zi

Nëse keni makinën e brumit shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm në të dhe përzijeni derisa brumi të lidhet dhe të shkëputet nga anët e enës. Nëse do e zini me dorë punoni fillimisht miellin me gjalpin duke e shkriftosur me duar pastaj shtoni përbërësit e tjerë dhe punojeni derisa ta formoni në top. Mbështilleni me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer të pushoj 30 minuta.
Kaloi koha e pushimit hapeni brumin në një petë drejtkendore me ndihmën e pak mielli dhe letrës së kuzhinës. Shponi mesin e saj me pirun. Thërmomi sipër një cop të madhe djathi të bardhë. Vendosni disa feta domate. Kriposini dhe piperosini domatet, shtoni pak rigon, një spërkatje të lehtë me parmixhano të grirë dhe pak vaj ulliri. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 160 grad për 40 minuta, dhe 10 minutëshin e fundit piqeni me derën e sobës paksa të hapur që të dali jashtë lagështia e pjekjes së domateve. Shërbejeni akoma me pak djathë të thërmuar sipër dhe fletëza borziloku.
Këtë lloj galete mund ta mbushni me çfarë të dëshironi më tepër, gjizë dhe speca, djathë dhe patëllxhan zgare, gjizë dhe kungulleshka. Djathë dhe qepë etj.

para
Granita me shalqi
pas
Kek të vegjël me karota
para
Granita me shalqi
pas
Kek të vegjël me karota

Shtoni komentin tuaj