Jeto Dashuro Ushqehu

10

Në fund të fundit pavarsisht asaj që mendojmë se është e duhura, e pavarsisht se vitet, rrethanat dhe njerzit që na rrethojnë kanë ndikuar të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që duam vërtet…. nga ajo që na rri brënda në fund të zemrës por e dimë që do vijë ajo ditë dhe do ta realizojmë. Ja pra ajo që unë kam dashur gjithmonë të bëja në jetën time, pavarsisht se të gjitha ato që kam bërë skanë pasur asnjë lidhje, në fund të zemrës sime ka qënë një listë me tre gjëra që më në fund i vura shigjetën jeshile.
të udhëtoja botën √
të kisha kohë mjaftueshëm për të lexuar √
të shkruaja√

……………dhe mbasi këtë të fundit e realizova me hapjen e blogut është koha tju prezantoj librin tim. Se mendoja në atë kohë që pikërishtë libri im i parë do ishte një libër me receta.  “Krijesa” ime e re është një udhëtim gastronomik i viseve të largëta dhe të afërta. I aromës së shtëpis time dhe horizonteve të reja që unë shkel. Është i krijuar me dashuri për tju bërë të kuptoni se sa shumë dashuri kam unë për ushqimin dhe çdo gjë që e rrethon.  Është jeta ime e përditshme e fotografuar dhe shkruar me zemër. Në çdo faqe të tij do gjeni një pjesë timen.

S’ka stok

SKU: AA0001 Kategori:

Informacion shtesë

Peshë 501-1000 g/kg