0 0
Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 gr Spinaq
6-8 cop Midhje fiston
200 gr Gorgonxola pikante
1 Thelpinjë hudhër
1 Qepë
5-6 lugë Galet/Peksimadhe
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Pak Vaj ulliri
Një tuf e vogël Majdanoz

Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola

Kombinim më të shijshëm se ky nuk ka.
Midhje fiston të thekerisura me spinaq dhe gorgonxola, një pjatë perfekte për festa.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Midhjet lajini mirë dhe poshtë tulit të tyre ku mbledhin papastertit dhe thithjani ujin e tepërt me letër kuzhine.
Kaloni spinaqin në tigan me pak vaj ulliri dhe hudhrën e prer në fleta. Sapo të uli volumin hiqeni dhe lëreni të kullojë ujin e tepërt.
Më pas spinaqin grijeni imët me thikë dhe vendoseni në një tas ku do të shtoni dhe majdanozin e grirë imët, qepën e grirë imët, gorgonxolen, pak kripë dhe piper të zi dhe përzijeni mirë derisa të formoni një mase të punueshme.
Tani bashkoni dhe galetën fillimisht dy lugë dhe duke shtuar nga një derisa shikoni që mjaftonë deri në 3-4 lugë mjaftojnëe.
Me këte mas mbushni midhjet.
Spërkatini përsëri sipër me pak galet të mbetur dhe shtoni sipër çdo njerës nga pak vaj ulliri.
Piqini në furrën e nxehur me parë në 180•C per rreth 25 minuta pak a shumë. Derisa shihni që sipër janë thekur mjaftueshëm.
Midhjet mund të sherbehen dhe si antipastë por dhe si pjatë e dytë në darkat festive.

Uarda Shahinaj

para
Canestrelli, biskotat e famshme italiane
pas
Karkaleca me salcë domatesh dhe shoqërueset
para
Canestrelli, biskotat e famshme italiane
pas
Karkaleca me salcë domatesh dhe shoqërueset

Shtoni komentin tuaj