1 0
Canestrelli, biskotat e famshme italiane

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
100 gr Miell
100 gr Niseshte patatesh
2 Të verdha veze të ziera më parë
130 gr Gjalpë i ftohtë
60 gr Sheqer
Lëkura limoni të grira imët
Pakëz Kripë
1 lugë e vogël Ekstrakt vanilje
Për spërkatje Sheqer Pluhur

Canestrelli, biskotat e famshme italiane

Jeni gati për ca biskota festash?
Canestrelli biskotat e famshme italiane. Ne i quajmë thjeshte biskota gjalpi, por hilja e këtyre qëndron te përgatitja me vezë të zier më parë.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani


Rrihni gjalpin me sheqerin, vaniljen, kripën, lëkurat e limonit derisa të përfitoni një mas të lidhur mirë. Rriheni për rreth dy minuta.
Më pas shtoni të verdhën e vezës të zier dhe rrihni përsëri derisa masa të jetë e njëtrajteshme. Në fund shtoni miellin dhe niseshten dhe lidheni brumin me duar.
Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni të pushoj te fresku rreth 40 -50 minuta.
Hapeni më pas në një petë me trashësi 5 mm dhe prisni format tipike të një luledele dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Vendoseni tavën në frigorifer përsëri të pushoj të paktën një 15 minutësh. Më pas piqini në furrën e nxehur më parë në 180•C statike për rreth 10 minuta. Jo më shumë, duhet të piqen por jo të marrin shumë ngjyrë. Lërini te ftohen plotësisht para se ti spërkasni me sheqer pluhur e ti servirni.

Hapat

1
Bërë

Uarda Shahinaj

para
Brie në furrë me gliko Fiku
pas
Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola
para
Brie në furrë me gliko Fiku
pas
Midhje fiston të thekërisura me spinaq dhe gorgonxola

Shtoni komentin tuaj