0 0
Brinje gici me kakao dhe salce BBQ

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 kg Brinjë gici
1 lugë Kakao kakao e hidhur
4 lugë Salcë BBQ
2 lugë Salcë Worchester
1 gotë Verë e kuqe
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Pluhur hudhre
2-3 lugë Vaj ulliri
Disa Thelpinjë hudhër
Disa gjethe Sherebel
Disa degë Rozmarin

Brinje gici me kakao dhe salce BBQ

Kjo eshte nje pjate festive shume e shijshme dhe shume e thjeshte per tu pergatitur. Pres komentet dhe pershtypjet tuaja kur ta pergatisni.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Fillimisht kriposni dhe piperosni brinjet. Dhe vendosini ne taven e pjekjes.
Pergatisni salcen e marinimit duke perzier veren me salcen bbq, kakaon, salcen worchester, vajin e ullirit dhe pluhurin e hudhres. Perzijini mire qe te krijoni nje marinim te lidhur. Derdheni siper brinjeve dhe masazhojini mire. Ne tave vendosni dhe thelpinjte e hudhres dhe deget e sherebeles dhe rozmarines. Mbulojeni me qese celofani dhe lerini te marinohen ne frigorifer gjithe naten nese keni mundesi, ndryshe dhe dy ore do i mjaftonin.
Me pas mbulojini me leter alumini dhe vendosini ne furre te piqen ne 160 grad ventilim per rreth 1 ore e gjysem afersishte. Minutat e fundit hiqeni letren e aluminit dhe lereni te thekerisen mire.

admin

para
Perime furre me avokado dhe salcë kosi
pas
Granita me shalqi
para
Perime furre me avokado dhe salcë kosi
pas
Granita me shalqi

Shtoni komentin tuaj