0 0
Kofsha pule me qumësht

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Kofsha pule
2 gota Ujë
2 gota Qumësht
1 Qepë
3-4 lugë Vaj ulliri
sa mjaftonë Piper të zi
1 lugë e vogël Arrë myshku pluhur
2 lugë të vogla Kripë
2 lugë Salcë Worchester
2 lugë Mustard
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
1 Limon
disa degë Sherebel
disa degë Rozmarin

Kofsha pule me qumësht

Një rivizitim i një recete që kisha bërë vite më parë. Ja ku e solla përsëri në këtë prag festash.
Nëse do e bëni për 4 persona shtoni masën e qumshtit në 600 ml dhe lehtësisht masën e produkteve të tjera.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Kofshat e pulës vendosni në një tavë pjekje ku do të shtoni  kripë, piper të zi, vaj ulliri, arrë myshku , lëngun e limonit, mustardën, lëkurat e grira me rende të limonit, dhe salsën Worchester.

Masazhojini mirë me duar. Mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer gjithë natën të marinohen, në të kundërtën dhe dy orë i mjaftojnë.

Pasi janë marinuar i shtojmë 1 gotë ujë dhe i japim një pjekje të shpejtë në furrën e ngrohur më parë në 200°C për 20 minuta. I Pasi janë pjekur disi kofshat e pulës i heqim nga furra ku do të shtoni dhe  qepën e grirë imët, ujin, qumshtin, sherebelin, degët  rozmarinës. Mbulojeni me leter alumini dhe piqeni përseri në furrë këtë rradhë në 160°C për rreth 50 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën dhe lëreni të thekëriset mirë mishi,

Shërbejini me patate furre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Kofsha pule me qumësht
Average rating:  
 0 reviews

para
Makarona Paccheri me cironka, domate të thata dhe burrata
pas
Byrek me presh alla Brunch style
para
Makarona Paccheri me cironka, domate të thata dhe burrata
pas
Byrek me presh alla Brunch style

Shtoni komentin tuaj