0 0
Byrek me thjerza dhe pulë.

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 pako Peta për byrek
300 gr. Thjerza
2 kokrra Qep
300 gr. Gjoks Pule
1 lugë e vogël Kripë
2 lugë të vogla Curry
disa degë Trumëz
1 gotë Qumësht
3 lugë Gjalpë i shkrirë
2 lugë Vaj ulliri
2 thelpinjë Hudhra
1 gotë Kos
1 gotë Lëng pule ose ujë
1 tuf e vogël Koper

Byrek me thjerza dhe pulë.

Gjyshja ime e ndjer  bënte një byrek me koçkulla dhe arra për të lëpire gishtat. E çdo të diel unë mundohem dhe në familjen time të vogël të sjell shijet e fëmijëris natyrisht të rivizituara. Sot për drek bëra byrek me thjerza dhe mish pule i aromantizuar me curry dhe trumzë. 

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani
Zjeni më parë thjerrzat.
Grini trashë qepën dhe vendoseni të kaurdiset me vaj ulliri, curry dhe ca gjethe trumze, kriposeni piperoseni dhe bashkoni dhe mishin e pulës. Përzijeni dhe lëreni që shijet të aromantizohen. Bashkoni dhe thjerrzat me pjesën tjetër dhe shtoni dhe lëngun e pulës. Lëreni të zjehet paksa  derisa lëngu të përthahet por jo plotësisht. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Tani përzieni mirë gjalpin me vajin dhe qumshtin.
Shtroni petat në një tavë duke i spërkatur me përzierjen me qumësht dhe gjalpë, bëni sa shtresa të dëshironi, unë bëra rreth 12 shtresa. Në mes derdhni mbushjen me thjerza, përthyeni anët dhe spërkatini bollshëm me qumësht dhe gjalpë qe mos thahen gjatë pjekjes. Pjesën e qumshtit që mbetet derdheni sipër thjerzave. Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 30-35 minuta ose derisa shikoni që ka marr ngjyrën e bukur sipër. Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni me kosin e përzier me hudhra dhe koper te cilin mund ta shtoni si salcë sipër për freski.
Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Byrek me thjerza dhe pule.
Average rating:  
 0 reviews

para
Kotoleta me lulelakër
pas
Lazanja me fistik dhe mortadella
para
Kotoleta me lulelakër
pas
Lazanja me fistik dhe mortadella

Shtoni komentin tuaj