0 0
Rosto feste aromantizuar me “All spices”

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

600 -800 gr Rosto viçi/gici/qengji
500 ml Vere e Bardhë
2 lugë të vogla “All Spices”
800 ml Lëng mishi ose perimesh
2-4 Thelpinjë hudhër
1 filxhanë kafe Salcë Worchester
Kripë
Piper të zi
Gjethe trumze
3-4 Vaj ulliri
pak Piper rozë
Për ta shoqëruar Patate furre

Rosto feste aromantizuar me “All spices”

Veçori:
  • Pikante
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Roston kriposeni mirë duke e masazhuar dhe shtoni sipër saj piperin e zi dhe erëzat “all spices”. Vijoni masazhimin derisa mishi të lyhet mirë nga të gjitha anët.
Vendoseni në një tavë pjekje të thellë dhe shtoni verën e bardhë, hudhrat e prera në fleta, salcën worchester dhe vajin e ullirit. Shtoni dhe degë trumze dhe mbulojeni me qese kuzhine. Vendoseni në frigorifer të pushojë gjithë natën. Nëse kujtoheni për të rrotullojeni herë pas here në lëngun e marinimit.
Të nesërmen para se ta piqni lëreni jashtë frigoriferit që mishi të arrij temperaturën e ambjentit. Dhe kur të jetë gati, shtoni brenda në tavë lëngun e mishit ose të perimeve kë të dëshironi, mbulojeni tavën me letër alumini dhe vendoseni të piqet në 180 grad për 50 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën që thekëriset sipërfaqa, kthejeni dhe nga ana tjetër dhe shërbejeni me lëngun e saj dhe patate furre.

admin

para
Një mëngjes diellor
pas
Byreku i bariut me fasule dhe pure nga rrepa selino
para
Një mëngjes diellor
pas
Byreku i bariut me fasule dhe pure nga rrepa selino

Shtoni komentin tuaj