0 0
Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe

Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe

E di që më kungull jeni lodhur duke e parë lartë e poshtë në mijra receta që ne blogeret proprozojmë në këtë periudhë viti, por unë do ju sjell vetëm këtë recetë tejet të shijshme. Përdora salsiçen italiane pasi me shijen e saj të fortë i heq pak ëmbëlsinë që e karakterizone por ju mund të përdorni dhe mishin të grirë.

Ingredients

  • Për Beshamelen:

Directions

Share

Pastroni kungullin dhe priteni në copa të vogla. Grini imët qepët me hudhrat dhe vendoseni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe salsiçen e shkërmoqur me duar dhe filloi kaurdisjen.

Pasi salsiçia ka filluar të thekëriset shtoni dhe kungullin. Kriposeni,  piperosni dhe kaurdisni përsëri derisa kungulli të marr faqe, shuani me verë të bardhë, dhe pasi vera të avulloj shtoni salcën e domateve dhe ujin dhe lëreni të gatuhet derisa kungulli të zbutet. Mos e thani plotësishte salcën. Dhe vetëm afër fundit shtoni çikoren e prerë në copëza të vogla dhe majdanozin,  jepin një të përzier që çikorja të uli volumin por të ketë akoma ngjyrën e bukur të gjelbër.

Provojeni nëse salca ka akoma nevoj për kripë dhe piper të zi dhe hiqeni nga zjarri të ftohet.

Veçmas përgatisni beshamelën sipas kësaj recete, dhe vetëm në fund shtoini pluhurin e hudhrës, arrën e myshkut dhe majdanozin e thatë. (Për alternativ mund ti shtoni dhe 1 lugë të vogël  vegeta)

Tani zjeni makaronat aldente dhe kullojini (ruani një garuzhe nga uji i zjerjes së tyre)  duke i shtuar te salca me salsiçe dhe kungull, shtoni dhe disa lugë beshamel dhe 1 garuzhe nga uji i zjerjes dhe përzijeni mirë, shtoni dhe 2 lugë djathë parmixhano. Përzijini akoma dhe vendoseni në një tiganë të përshtaçëm për furrë apo në një tavë.  Sipërfaqen mbulojeni me beshamelin e mbetur dhe spërkateni përsëri me parmixhano.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta ose derisa shikoni që sipërfaqa është thekërisur mirë dhe ka marr ngjyrë të bukur.

Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni.

 

 

(Visited 1 times, 2 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt
next
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
250 gr Kungull dimëror
3-4 cop Salsiçe italiane Nëse përdoni mishë të grirë rreth 250-300 gr.
1 Qep
2-3 thelpinjë Hudhra
Një tufë e vogël çikore te njoma
1 gotë Vere e Bardhë
1 gotë Salcë domatesh lëng
1 gotë Ujë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2-3 lugë Vaj ulliri
1tufë e vogël Majdanoz
4 lugë Parmixhano të grirë
300 gr. Paccheri
Për Beshamelen:
2 lugë Gjalpë
2 lugë Miell
350 ml Qumësht
1 lugë te vogël Pluhur hudhre
1 lugë të vogël Arrë myshku pluhur
1 lugë të vogël Majdanoz i thatë
Pak Kripë
Pak Piper të zi

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt
next
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije