• Home
  • Menu festive
  • Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin

Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin

0 0
Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin

Një pjatë me shumë substancë dhe me shije të jashtëzakonshme. Provojeni dhe do më besoni.

Ingredients

  • Për marinimin e pulës

  • Për pjesën tjetër

Directions

Share

Fillimishtë përgatisni shishqebani. Prisni pulën në copëza të vogla dhe vendoseni në një enë të bollshme ku do të shtoni të gjithë përbërësit  e marinimit. Lëngun e lime, vaj, kripë, piper, curry,  qimnon, miksin e erëzave provenciale dhe përzijini mirë. Mbulojini me një celofan dhe lërini të marinohen në frigorifer për 30 minuta.

Ndëkohë pasi kemi lën koçkullat në ujë për rreth orë,  Ziejini ato në ujë të bollshëm për 20 minuta, pas 15 minuteshit e parë të zierjes shtoini  pak kripë. Kur të jenë gati i kullojmë plotësitsh.

Kthehemi përsëri te Shishqebapi, shkopat që do të përdorim i njomin mirë në ujë të ftohtë dhe në to shkoni një nga një copat e pulës derisa e shikoni që është mjaftueshëm, veproni kështu për të gjithë pjesën e mbetur të mishit. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe sipër shtoini lëngun e marinimit.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 20-25 minuta ose derisa shikoni që kanë marr një ngjyrë të bukur.

Kthehemi te koçkullat: Në një tiganë vendosni gjalpin të shkrijë, shtoni dhe pak vaj ulliri  dhe hudhrat e grira imët, shtoni dhe koçkullat dhe kaurdisini derisa ato të kenë humbur të gjithë ujin dhe të jenë thekërisur mirë. Kriposini, piperosni dhe shtoni rigon dhe kur shikoni që jane thekërisur mirë. Hiqeni dhe vendoseni në një pjatancë servirje ku do të shtoni siper, ullinjtë, djathin e prer në kubike të vegjël, domatet e prera në dysh, trangullin e prer në kubik, kokrrat e shegës lëngun e limoni, rukolën  pak kripë nëse nevojitet dhe jepini një të përzier të lehtë.

Sipër vendosni shishqebapin, shtoni në tër pjatën dhe lëngun që ka formuar në fund nga pjekja e shishqebapit dhe Servireni.

 

(Visited 1 times, 3 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Kek me kumbulla
next
Biskota të mbushura me reçel fiku
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për marinimin e pulës
400 gr. Gjoks Pule
3-4 lugë Vaj ulliri
2 lugë të vogla Miks Erëzash Provenciale
lëngu i 2 Lime
1 lugë e vogël Pluhur hudhre
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
1 lugë të vogel Qimnon
Pakëz Kripë
Për pjesën tjetër
300 gr. Koçkulla
Lëngu i 1 Limon
1 lugë Gjalpë
1 lugë Vaj ulliri
Pakez Kripë
2 thelpinjë Hudhra
2 cop Qep të njoma
Një dorë Ullinjë Kallamata
pak Djathë të Bardhë
Një dorë Domate Qershizë
1 Trangull
1 lugë Kokrra Shege
Një dorë Rukola
Pak Rigon

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Kek me kumbulla
next
Biskota të mbushura me reçel fiku