
Curry perimesh me noodles soba
Që kur njerzimi zbuloi shijet Umami një pjes e mirë e tyre nuk bëjnë dot pa të. Një ndër to jam unë. Nëse vite më parë këto ushqime s'do i fusja në gojë, sot jam fanse e zjarrtë e tyrë.
Ingredients
-
2 Qep
-
Një dorë plot Bishtaja
-
1 kuti Qumësht arre kokosi
-
1 degë e vogël Xhenxhefil
-
2 thelpinjë Hudhra
-
lëngu i 1 Lime
-
1 Spec djegës
-
2 lugë të vogla Curry
-
1 lugë e vogël Kripë
-
Pak Piper të zi
-
800-900 ml. Lëngë pule ose vegjetal
-
250 gr. Noodles Soba
-
Pak Majdanoz
-
2-3 lugë Vaj suzami
Directions
Nxehni vajin e suzamit dhe shtoni brënda në të hudhrat e grira me rende, xhenxhefilin e girë me rende dhe specin djegës të prer imët. Shtoni dhe curry-n dhe lëreni të aromantizohen sëbashku.
Shtoni qepët, kriposeni, Piperoseni, përzijeni dhe lëreni të kaurdisen derisa të bëhen trasparente. Kur të kenë arritur pikën që janë zbutur, shtoni qumshtin e arrës së kokosit dhe lëngun e lime. Përzijeni.
Mbulojeni me lëngun e pulës ose vegjetalin dhe lëreni të ziejnë paksa. Nga mesi i gatimi shtoni dhe bishtajat, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejnë përsëri. Vetëm minuta e fundit shtoni noodles-at, përzijeni dhe lëreni edhe 1 minutë tjetër mbi zjarr. Largojeni nga soba, spërkateni me majdanoz të grirë imët dhe shërbejeni akoma të nxehtë.
Mos harroni ta hani duke i thithur noodeles-at 😉
Recipe Reviews
Ingredients
2 Qep | |
Një dorë plot Bishtaja | |
1 kuti Qumësht arre kokosi | |
1 degë e vogël Xhenxhefil | |
2 thelpinjë Hudhra | |
lëngu i 1 Lime | |
1 Spec djegës | |
2 lugë të vogla Curry | |
1 lugë e vogël Kripë | |
Pak Piper të zi | |
800-900 ml. Lëngë pule ose vegjetal | |
250 gr. Noodles Soba | |
Pak Majdanoz | |
2-3 lugë Vaj suzami |