0 0
Biskotat e Festave

Biskotat e Festave

Kёto biskotat ja vlejnё gjithё mundin. Gёzuar dhe festa tё mbara.

Ingredients

  • Pёr mbulesёn:

Directions

Share

Shkrini majan e birrёs nё ujin e ngrohtё. Bashkoni miellin me kripёn dhe sheqerin dhe shtoni nё tё dhe ujin me maja birre. Filloni punoni  brumin derisa tё keni njё mas tё lidhur,  tё formuar dhe tё ngjeshur mirё. Si njё brumё buke.Lёreni brumin tё vi nё njё vend tё ngrohtё tё mbuluar me beze kuzhine pёr rreth 1 orё.

Pasi kaloi koha e pushimit,  trasferojeni brumin ne robotin e kuzhinёs pёr ta punuar me gjalpin.  (Nёse nuk keni robotin e kuzhinёs mund ta punoni me rrahёsin e dorёs elekrikё me helikat e brumit)

Shtoni pak nga pak gjalpё gjithmone duke e pёrzier pa ndales.  Kur i gjithё gjalpi dhe brumi janё lidhur me njёri  tjetrin. Vendoseni pёrseri brumin nё njё enё tё vijё nё vend tё ngrohtё  tё  mbuluar me beze kuzhine.

(nёse brumi ju rezulton shumё i ujshёm shtoni nё fundin e enёs pak miell qё mos ju ngjisё)

Pasi tё ketё kaluar dhe koha e dytё e pushimit, vendoseni enёn me brumё nё frigorifer te fresku pёr 30 minuta qё brumi tё bёhet edhe mё i punueshёm  gjatё fazёs tjetёr.

Pluhёrosni  tavolinёn  e punёs dhe ndajeni brumin nё topa tё vegjёl.  Nga kёto topa formoni shirita tё pёrdredhur  rreth 15 -20 cm dhe bashkoni majat e tyre duke i dhёn formёn karakteristike sikur do i varni nё pemёn e Vitit tё  Ri. Kalioni  biskotat nё sheqerin e mbuleses  dhe vendosini nё njё tavё me letёr furre larg nga njёra tjetra.  Bёni kёshtu dhe pёr pjesёn tjeter tё brumit.

(Nёse brumi ju duket shume i thatё dhe sheqeri nuk ngjitet pas tyre mund ti lyeni me pak gjalpё tё shkrirё dhe me pas ti spёrkasni me sheqer)

Piqini nё furrёn e ngrohur mё parё nё 160°C pёr 20-25 minuta.

Lёrini tё ftohen mirё para se ti shёrbeni. Gёzuar!

 

(Visited 1 times, 2 visits today)
Step 1
Mark as Complete

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
next
Pulë në furrë me kërpudha dhe pana
  • 1 Views
  • Serves 0
  • Hard

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
250 gr Miell 00
120 gr. Gjalpë gjalpё nё temperaturё ambienti
120 ml. ujё i ngrohtё
50 gr. Sheqer
3 gr. Maja birre e thatё
Pakёz Kripë
Pёr mbulesёn:
120 gr. Sheqer

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
next
Pulë në furrë me kërpudha dhe pana