0 0
Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako

Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako

I njihni manat e shtogut, ose shtogun siç i thonë gjerësisht? Epo me to nuk mund të bëni vetëm çaj por dhe reçel dhe ti përdorni gjerësisht në gatime si të ëmbla dhe të kripura. Të pasur me antioksidant natural, janë një alet i mirë për shëndetin tonë. Sot po sjell për ju këto biskota të veçanta në shije.

Ingredients

Directions

Share

Vendosni mana e shtogut të rrinë në ujë për 1 orë dhe me pas kullojini mirë.

Në mikser vendosni së pari tërshërën dhe lajthitë dhe buajini paksa, por mos i bëni të imta si miell.

Ndroni helikën e mikserit nga thikat, në atë përzierëse.  Bashkoni  dhe pjesën tjetër të përbërësëve.

Përzijini mirë. Brumin më pas  vendoseni në një enë. Tani shtoni dhe mana e shtogut, përzijeni me një lugë. Enën  vendoseni në frigorifer te fresku të pushoj  për 30 minuta.

Vishni një tavë me letër furre dhe nxehni sobën në 180°C

Nxirrni  brumin nga frigoriferi dhe formoni me të, topa mesatar. Vendosini në tavë larg njëri tjetrit pasi gjatë pjekjes ata hapen.

Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta.

Hiqini dhe lërini të ftohen plotësisht.

Ndërkohë shkrini çokollatën në banjomari, shtoini shumë pak ujë çokollatës brenda nëse nuk arrini dot ta bëni të punueshme.

Spërkatni biskotat me çokollatën e shkirë duke i vijëzuar dhe lëreni që ajo të mpikset.

Ruhen jashtë frigoriferit për disa ditë.

 

(Visited 1 times, 1 visits today)
Step 1
Mark as Complete

Mana shtogu

Step 2
Mark as Complete

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta
next
Pizza me miell integral
  • 1 Views
  • Serves 20
  • Medium
  • 180°C

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 gotë Mana shtogu
2 gota Tërshër
1 gotë Miell
2 Vezë
1 gotë Sheqer integral
1 lugë të vogël Ekstrakt vanilje
4 lugë Kakako
1 pako çokollatë e zezë për shkrirje
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 gotë Lajthi të qëruara
1 gotë Kos
Gjysëm gote Vaj vegjetal misri ose luledielli

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta
next
Pizza me miell integral