0 1
Qofte e madhe e mbushur

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Pёr qoften:
800 gr. Mish i grirë viçi
1 lugё tё vogёl Kripë
1 Vezë
4 lugё Galet/Peksimadhe
1 lugё tё vogё Rigon
1 lugё tё vogёl Majdanoz i thatë
1 lugё tё vogёl Pluhur hudhre
1 lugё tё vogёl Arrë myshku pluhur
2 lugё Vaj ulliri
1lugё tё vogёl Piper të zi
Pjesa e mbushjes
500 gr. Spinaq
5 Vezë
300 gr. Feta djathi Emental
2-3 Speca tё kuq
300 gr. Proshutё e pjekur nё feta
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2-3 lugё vaj ulliri Vaj ulliri
1 filxhanё kafe Qumësht

Qofte e madhe e mbushur

Kjo ishte njё ide pёr Krishlindjen qё propozova te Revista Living e numrit tё Dhjetorit. Por po jua shkruaj tё keni njё ide me qё po afrojnё Pashkёt.

  • Servirja
  • Hard

Përbërësit

  • Pёr qoften:

  • Pjesa e mbushjes

Udhëzimet

Ndani

Mishin e grirё vendoseni nё njё tasё dhe shtoni brёnda nё tё,  tё gjithё pёrbёrёsit e qoftes dhe punojeni mirё me duar derisa brumi tё lidhet.  Lёreni mёnjanё qё mishi tё aromantizohet me erёzat dhe vijoni me pjesёn tjetёr  tё pёrbёrёsve.

Zieni spinaqin nё ujё me kripё pёr 2-3 minuta dhe lёreni tё kullojё mirё.

Vezёt  rrihini me pak kripё, piper dhe qumёsht.  Nxehni njё tiganё me fund qё nuk ngjitё me pak vaj dhe shtoni njё pjes nga  masa me vezё,  lёreni sa veza tё mpikset mirё  dhe ktheheni nga anan tjetёr. Hiqeni dhe ruajeni mёnanje. Veproni kёshtu dhe pёr pjesёn  tjetёr  tё mbetur tё vezёs.

Specat pritini nё rripa tё hollё,  dhe kaurdisni me pak vaj , kripё dhe piper, sa tё zbuten disi.  Kur tё jenё gati hiqini dhe ruajini mёnjanё.

Kur tё gjithё  pёrbёrёsit  janё gati fillojmё me krijimin e qoftes.

Nё tavolinёn  e punёs shtroni njё letёr furre nё pёrmasat e tavёs sё pjekjes.  Lyeni sipёrfaqen e saj me pak vaj ulliri me ndihmёn e njё furçe kuzhine. Vendosni sipёr mishin e grirё  dhe hapeni nё njё madhёsi tё konsiderueshme duke bёr njё shtres mishi sipёr letres sё furres.  Jepini formёn drejtkёndore, ngjesheni dhe niveloni mirё anёt.

Sipёr shtresёs  me mishё tё grirё, vendosni fletёt e proshutёs, sipёr proshutёs djathin emental.

Sipёr djathit vendosni vezёt e bёra nё omelet. Pastaj bёni njё shtres me spinaq tё zier, dhe shtrёsёn e fundit rendisni nё gjithё  sipёrfaqen specat nё mёnyrё  vertikale.

Tani me shumё kujdes po nё mёnyrё  vertikale (pra nga ёshtё ana mё e gjatё e mishit bёni njё role duke u ndihmuar me letrёn e kuzhinёs.  Ngjesheni fortё nё çdo palosje qё tё krijoj bazё dhe mos ju hapet gjatё pjekjes.  Me duart tё  lyera me vaj  ngjesheni me delikates duke i dhёn formёn e bukur tё njё roleje,  dhe izoluar mirё anёt qё gjatё pjekjes mos ju dali jashtё mbushja.

Pёrsёri me ndihmёn e letrёs sё kuzhinёs  vendosni nё tavёn e pjekjes , piqeni nё furrёn e nxehur mёparё nё 180°C pёr 35-40 minuta.

Shёrbejeni me patate dhe qepujka tё pjekura nё furrё.

 

 

 

 

para
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
pas
Mousse çokollate me liker Cherry
para
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
pas
Mousse çokollate me liker Cherry

Shtoni komentin tuaj