0 0
Fasule furre me mish pule

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Qep
200 gr. Fasule
4 Pjesë pule Pjesët që dëshironi
2 lugë Vaj ulliri
2 lugë Gjalpë
2 gjethe Dafinë
3-4thelpinjë Hudhra
disa degë Trumëz
Sa mjaftonë Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi

Fasule furre me mish pule

Do bëheni të varur fatkeqësisht ;P
Po ju shkruaj recetat për 4 pavarsishtë se unë e bëra për 2 persona.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Lërini fasulet në ujë për më shumë se 4 orë në këtë mënyrë do njomën dhe tretja e tyre pasi i keni konsumuar do jetë më e lehtë.

Më pas vendoseni të ziejnë në ujë me kripë derisa të jenë gati. Kullojini.

Veçmas zieni mishin e pulës me gjethe dafine dhe disa thelpinjë hudhër derisa të  jete gati rreth 15 -20 minuta i duhen.

Vendosni gjalpinë të shkrihet sëbashku me vajin e ullirit, shtoni dhe  gjethet e trumzës. Vendosni copat e pulës të thekërisën nga te dy anët. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë. Te i njëjti tigan kaurdisni qepën e grirë imët sëbashku me hudhrat e prera në feta dhe sapo të fillojë të zverdhet bashkoni fasulet e kulluara nga uji. Kaurdisni për pak minuta që shija e tyre të pasurohet me aromën e mirë të qepës dhe gjalpit dhe kur e shikoni që janë mjaftueshëm kriposini, piperosni vendosni dhe mishin që lamë mënjanë. Shtoni dhe 4-5 garuzhe nga lëngu i pulës dhe trasferojeni përgatitjen në furrën e ngrohur me parë në 180°C për 45-50 minuta ose  derisa sipërfaqa të jetë ajkosur. Nëse e doni me më shumë lëngë mund ti shtoni akoma me shumë lëngë pule në të kundërtërn mund ta lini akoma në furrë nëse e dëshironi të thatë.

Shërbejni me feta buke të thekur.

Këshilla ime është ta kosnumoni vetëm në drek dhe nëse do i lejoni vetës më pas një shëtitje apo pak aktivitet fizik. Mos e përgatisni shpesh se bëheni të varur 😛

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Fasule furre me mish pule
Average rating:  
 1 reviews
 by Oli

Great as always

Hapat

1
Bërë

para
Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara
pas
Lulelakër me proshut speck dhe beshamel
para
Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara
pas
Lulelakër me proshut speck dhe beshamel

Shtoni komentin tuaj