0 0
Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 pako Lazanja të freskëta Rreth 6-8 peta
500 gr. Kerpudha
300 gr. Guanciale
Pak Kripë
Pak Piper të zi
200 gr. Djathë pekorino i grirë
Për beshamelën
800 ml. Qumësht
4 lugë Miell
6 lugë Gjalpë
Pak Arrë myshku pluhur
Pak Piper të zi
Pak Kripë
4 Të verdha veze

Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara

Një bombe kalorike shumë e shijshme, jo më kotë lazanjat bëhen vetem në raste të veçanta

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për beshamelën

Udhëzimet

Ndani

Prisni faqen e derrit ( guanciale)  në kubikë shumë të vegjël  dhe vendoseni të kaurdiset në tigan pa yndurë, sapo të thekërisen shtoni kërpudhat e prera në feta. Kripë dhe shumë piper të zi. Kaurdisini sëbashku derisa kërpudhat të jenë gati.

Ndërkohë përgatisni beshamelën sipas kësaj recete dhe në fund shtoni të verdhat e vezeve dhe përzijini derisa të lidhen mirë

Nxehni një tenxhere me ujë me kripë dhe sapo të marr val uji fikeni. Kaloni në ujë të valur për pak sekonda fletët e lazanjës ndërkohë që në fundin e një tave bëni një shtres me beshamel. Vendosni petën e lazanjës të kaluar në ujë të valuar, sipër saj bëni një tjetër shtres  me beshamel, shtoni përgatitjen me kërpudha dhe guanciale, spërkateni bollshëm me pekorino të grirë. E kështu me rradhë, një shtres lazanja të kaluara me parë në ujë të valuar, një shtres beshamel,  pak nga përgatitja me kërpudha, pekorino e kështu me rradhë deri në shtresën e fundit e cila do jetë me beshamel dhe pekorino.

Piqeni në furrën  e ngrohur më parë në 200 °C për 20 minuta duke parë në varësi të kohës së pjekjes së furrës suaj.

Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara
Average rating:  
 0 reviews

para
Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër
pas
Fasule furre me mish pule
para
Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër
pas
Fasule furre me mish pule

Shtoni komentin tuaj