0 0
Ossobucco me lëngë për ta ngjyer me çapa

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
3 Ossobucco
3-4 kokrra Domate
2 mesatare Qep
2-3 Karrota
2-3 thelpinjë Hudhra
2 degë Selino
4-5 lugë Vaj ulliri
1 gotë Verë e kuqe
Sa mjaftonë Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
Sa mjaftonë Trumëz
Sa mjaftonë Rigon
2-3 lugë Miell
2-3 gota ujë Ujë

Ossobucco me lëngë për ta ngjyer me çapa

Ju këshillojë vetëm te keni bukë mjaftueshëm në shtëpi, aq nuk do te keni të ngopur :)

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Mishin lyeni me kripë dhe piper dhe pastaj kalojeni në miell të lyhet nga të gjitha anët Vendoseni të kaurdiset në 3-4 luge vaj ulliri, skuqeni mirë nga të dyja anët. Më pas hiqeni dhe ruajeni të mbështjellë me letër alumini që të rri i ngrohtë dhe mos thahet.

Ndërkohë te po i njëjti tiganë shtoni  akoma pak vaj, karrotat, qepën dhe selinon e grirë imët sëbashku me hudhrat. Kriposini piperosini shtoni dhe trumzën e thatë ose të njomë dhe rigonin. Kaurdisini mirë derisa qepët të zverdhen, bashkoni me to dhe mishin dhe shuajeni me verën e kuqe.

Sapo vera të avulloj  shtoni domatet e prera në kubikë dhe lëreni që salsa të trashet, sapo domatet ë jenë kaurdisur dhe kanë marr shijen e mirë, mbulojeni të gjithë masën me ujë 2-3 gota,  mbulojeni me kapak, ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet derisa mishi të copëtohet lehtësishte, nëse është akoma e nevojshme shtoni përsëri ujë.

shërbejeni te ngrohtë me pilaf orizi, pure ose copa buke të thekur për ta ngjyer çapa çapa.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Ossobucco me lëngë për ta ngjyer me çapa
Average rating:  
 1 reviews
 by Deni

Superrr

para
Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano
pas
Tart me kungull dhe pulë
para
Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano
pas
Tart me kungull dhe pulë

Shtoni komentin tuaj