0 0
Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
400 gr Lulelakër
1 lugë të vogël Curry
4 Vezë
3-4 lugë Parmixhano të grirë
1lugë të vogël Kripë
sa mjaftonë Piper të zi
disa degë Trumëz
3-4 lugë Vaj ulliri

Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano

Një recete që bëhet vërtet shumë shpejtë. Me pak përbërës në dispozicion që i kemi të gjithë në shtepi do arrini të bëni këtë vakt tepër të shijshëm.

  • 25
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Prisni lulelakrën në copa të vogla dhe vendoseni të ziej në ujë me kripë për 10 minuta. Kullojeni dhe lëreni të ftohet paksa.

Veçmas përzieni vezët me kripë dhe piper derisa të rrihen mirë, pastaj shtoni parmixhanon e grirë. Përzijeni përsëri. Në një tavë ose tigan të përshtaçëm për furrë shtoni pak vaj ulliri dhe hapeni me furçe kuzhine që të lyhet mirë e gjithë tava, vendosini në të lulelakrën, spërkateni me curry, derdhini sipër saj në të gjithë sipërfaqen masën me vezë, shtoni sipër akoma pak vaj ulliri  dhe gjethe trumze. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200 gradë për 10-15 minuta ose derisa shikoni që është thekërisur mirë.

Shërbejeni akoma të ngrohtë me një sallatë stine ose përgatisni me të një sanduiç të mirë duke lyer me parë bukën me majonez ose gjalpë me kripë.

 

para
Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon
pas
Ossobucco me lëngë për ta ngjyer me çapa
para
Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon
pas
Ossobucco me lëngë për ta ngjyer me çapa

Shtoni komentin tuaj