0 0
Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 gotë Fasule Të lëna më parë në ujë
Gjysëm Lakër
2 cop Karrota
1 Qep
1 Presh
2 thelpinjë Hudhra
1 kok të vogël Brokoli
2 gjethe Dafinë
1 lugë te vogël Tumerik
1 lugë të vogël Kripë
Pak Piper të zi
Lëngu i 1 Limon
800 ml. Lëng vegjetal ose ujë
një tuf e vogël Majdanoz
1 Spec djegës
2-3 lugë Vaj ulliri

Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku

Pjata që të mbushin... e ku ka më mirë se një supë e ngrohtë plot shije për tu ngrohur në ditët e ftohta që po vinë. Me këtë recetë do më kujtoni në çdo lugë që do shijoni nga kjo supë

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Grini  imët qepën me preshin dhe hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me vajin, sapo të jenë bërë trasparente shtoni tumerikun dhe piperi. Shtoni lakrën eprer hollë, fasulet e lëna më parë në ujë dhe karrotën e prer ne kubikë, jepini një të përzier.  Sapo lakra të uli pak volumin, mbulojini me lëng vegjetalë ose ujë. Vendosni brënda dhe gjethet e dafinës

Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashët për rreth 40-50 minuta. Në minutat e fundit shtoni dhe brokolin të prer në çdo deg të tijë dhe lëreni të ziej përsëri sa të bëhet e shijshme. Shtoni lëngun e limonit dhe kripën. Lëreni dhe pak minuta mbi zjarr dhe provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë dhe piper të zi.

Shërbejeni me bishta preshi sipër, majdanoz të grirë imët dhe spec djegës.

 

para
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije
pas
Curry perimesh me noodles soba
para
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije
pas
Curry perimesh me noodles soba

Shtoni komentin tuaj