0 0
Curry perimesh me noodles soba

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Qep
Një dorë plot Bishtaja
1 kuti Qumësht arre kokosi
1 degë e vogël Xhenxhefil
2 thelpinjë Hudhra
lëngu i 1 Lime
1 Spec djegës
2 lugë të vogla Curry
1 lugë e vogël Kripë
Pak Piper të zi
800-900 ml. Lëngë pule ose vegjetal
250 gr. Noodles Soba
Pak Majdanoz
2-3 lugë Vaj suzami

Curry perimesh me noodles soba

Që kur njerzimi zbuloi shijet Umami një pjes e mirë e tyre nuk bëjnë dot pa të. Një ndër to jam unë. Nëse vite më parë këto ushqime s'do i fusja në gojë, sot jam fanse e zjarrtë e tyrë.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Nxehni vajin e suzamit dhe shtoni brënda në të hudhrat e grira me rendexhenxhefilin e girë me rende dhe specin djegës të prer imët.  Shtoni dhe curry-n dhe lëreni të aromantizohen sëbashku.

Shtoni qepët, kriposeni, Piperoseni, përzijeni dhe lëreni të kaurdisen derisa të bëhen trasparente. Kur të kenë arritur pikën që janë zbutur,  shtoni qumshtin e arrës së kokosit dhe lëngun e lime. Përzijeni.

Mbulojeni me lëngun e pulës ose vegjetalin dhe lëreni të ziejnë paksa. Nga mesi i gatimi shtoni dhe bishtajat, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejnë përsëri. Vetëm minuta e fundit shtoni noodles-at, përzijeni dhe lëreni edhe  1 minutë tjetër mbi zjarr. Largojeni nga soba,  spërkateni me majdanoz të grirë imët dhe shërbejeni akoma të nxehtë.

Mos harroni ta hani duke i thithur noodeles-at 😉

 

para
Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku
pas
Kuinoa me shafran, me kërpudha tigani dhe lakra brukseli
para
Supë me fasule, lakër dhe brokoli me aromë tumeriku
pas
Kuinoa me shafran, me kërpudha tigani dhe lakra brukseli

Shtoni komentin tuaj