0 0
Pappa al pomodoro-Përshesh me domate

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 gr. Domate
300 gr. Feta buke Bukë e thatë
800 ml Lëng mishi ose vegjetal
2-3 thelpi hudhra Hudhra
Disa gjethe Borzilok
Sa mjaftonë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Sa mjaftonë Djathë Parmixhano të prer në fletëza

Pappa al pomodoro-Përshesh me domate

Një recete italiane me shumë shije e përshtatçme për ditët e verës. Le të themi që është një lloj papare me domate ku mund të ricikloni bukën e mbetur. Ka shumë versione të saj, unë po ju sjell me të thjeshtin.

  • 30 min
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Prisni bukën në copa të vogla. Spërkateni bollshëm me vaj ulliri, kripë, piper dhe vendoseni në furrë të theket mirë në 160 gradë derisa të jetë gati.  Më pas hiqeni vendosni në një enë të dhe mbulojeni me lëngun e mishit ose perimeve. Lëreni bukën që të zbutet.

Zieni paksa domatet në ujë të valuar në mënyrë që ta keni më kollaj heqjen e lëkurës . Nese mundeni hiqni dhe farat e brëndëshme.  Tulin bëjeni pure të grirë trash.

Ndërkohë grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit dhe gjethet e borzilokut.  Sapo të aromatizohet bashkoni me të puren e domateve, kriposeni dhe piperoseni dhe lëreni të gatuhet që salca të trashet dhe lezetohet. (Në vend të domateve të freskëta për shpejtësi mund të përdorni dhe salcë domatesh) më pas bashkoni me të dhe bukën e zbutur sëbashku me lëngun përzijeni dhe lëreni përsëri të gatuhet derisa shijet të lidhen dhe buka të jetë përsheshur mirë me domaten. Nëse ju duket shumë e thatë, përgatitjes mund ti shtoni akoma pak lëng mishi ose perimesh.

Shërbejeni me gjethe borziloku, fletëza parmixhano, vaj ulliri dhe akoma piper të zi.

Është tepër e shijshme dhe e ftohtë.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Pappa al pomodoro-Përshesh me domate
Average rating:  
 0 reviews

para
Gjel me gjalpë dhe erëza
pas
Piadina me vezë, aparag dhe proshutë
para
Gjel me gjalpë dhe erëza
pas
Piadina me vezë, aparag dhe proshutë

Shtoni komentin tuaj