0 0
Peskatriçe me thërime buke

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 gr Peskatriçe
4-5 feta Feta buke
100 gr Djathë të Bardhë
2-3 lugë Parmixhano i grirë
2 lugë Kaperi
1 tufë e vogël Majdanoz
2 Thelpinjë hudhër
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2-3 lugë Vaj ulliri

Peskatriçe me thërime buke

Le të themi që është ndër peshqit e mi të preferuar me mbushjen që më pelqen më tepër, plus një mënyrë e mirë për të ricikluar bukën e mbetur.

  • 30
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Fillimishtë pastroni peshkun dhe lëreni mënjanë.

Vendosni bukën e ndenjur të njomet në pak qumësht dhe kur të jetë gati thërmojeni me dorë. Bashkoni me të hudhrën e grirë imët, kaperin e grirë, majdanozin e grirë pak kripe dhe piper të zi, djathin e bardhë të shkërmoqur dhe parmixhanon. Përzijeni mirë.

Vendosni peshkun në një tavë dhe mbusheni me masën që krijuam me bukë. Spërkateni bollshëm me vaj dhe vendoseni  të piqet në furrën e nxehur më parë në 200°C ventilim për 20 minuta pak a shumë.

Shërbejeni me një sallatë stinore dhe ja ku keni një super vaktë

 

para
Bërxolla kremoze me asparag
pas
Sallatë plotë aromë
para
Bërxolla kremoze me asparag
pas
Sallatë plotë aromë

Shtoni komentin tuaj