0 0
Krem brule me Fistik

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 ml. Pana lëng
1 gotë Qumësht
6 Të verdha veze
Lëkura portokalli
50 gr. Sheqer
Pakëz Kripë
2 lugë Past Fistiku
Një dorë Fistik
Disa lugë Sheqer integral Për djegien sipër

Krem brule me Fistik

Ky eshtë postimi i parë për këtë vitë të ri dhe unë dua ta nis ëmbël me këtë recetë tejet të shijshme. E përgatita për natën e ndrimit të viteve dhe pati shumë sukses. Duke ju uruar dhe njëher, Vitë të mbarë sëbashku!

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Në një enë vendosni pana-n me qumshtin dhe lëkurat e 1 portokalli të grira, të nxehen por mos e lini te marr val apo të zër cipën sipër, ndaj trazojeni herë pas herë.

Veçmas rrihni vezët me sheqerin dhe kripën derisa të formohen mirë, shtoni dhe pastën e fistikut. Përzijeni.

Kur pana të ketë arritur pikën e vlimit hiqeni dhe shtojeni te masa me vezë duke e përzier pa pushim. Shtoni dhe fistikët e grirë trash me thikë.

Ndani masën në tava individuale. Mbushi 2 gishtë me ujë të valuar një tavë të thellë. Vendosni brenda në të tavat individuale. Mbulojini me letër alumini dhe vendoseni të piqen në banjo-mari në furrën e nxehur më parë në 120°C ventilim ose 150°C statik  për 35-40 minuta. Kremi duhet të rezultoj goxha i trashë në fund plotësishtë i mpiksur.

Hiqeni, lëreni të ftohen plotesishtë para se ti vendosni në frigorifer të pushojnë për 4-6 orë. Në momenti e servirjes spërkatini me sheqer integral, kaf ose normal dhe digjeni sipërfaqen e tyre me çakmakun e pastiçierit ose në furrë në maksimumin e temperatures së saj për 2 minuta.

Shërbejini.

 

 

para
Kuinoa me shafran, me kërpudha tigani dhe lakra brukseli
pas
Supë me qofte, mel dhe perime
para
Kuinoa me shafran, me kërpudha tigani dhe lakra brukseli
pas
Supë me qofte, mel dhe perime

Shtoni komentin tuaj