0 0
Kotoleta me lulelakër

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Lulelakër Madhësia mesatare
2 Vezë
4-5 lugë Miell
Një tuf e vogël Bar qepe
10 lugë Galet/Peksimadhe
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Sa mjaftonë Vaj ulliri
1 lugë e vogël Curry
1 lugë e vogël Pluhur hudhre

Kotoleta me lulelakër

Fëmijet tuaj do i adhurojnë, ju gjithashtu.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Lulelakrës jepini një val në ujë me kripë për 15-20 minuta në vartësi të lulelakrës që keni zgjedhur. Duhet  të jetë paksa e butë dhe e fortë në brëndësi që të pritet kollaj. Më pas lëreni të kullojë plotësishtë.

Ndërkohë rrihni vezët me kripën, piperin, curry-n, pluhurin e hudhrës dhe barin e qepës (chives) Përzijini mirë.  Në një enë vendosni miellin dhe në një tjetër galetën.

Më pas merrni lulelakrën  dhe priten në feta mesatarishtë të trasha sa gjersia e një gishti. Këto feta kaloini më parë në miell, vezë dhe pastaj në galet. Vendosini në një tavë me letër  furre poshtë.

Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 20-25 minuta ose derisa shikoni që janë thekërisur.

Shërbejini me një sallatë stinore për të pasur një  vaktë vegjetarian.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Kotoleta me lulelakër
Average rating:  
 0 reviews

para
Kek i kripur me spinaq dhe vezë
pas
Byrek me thjerza dhe pulë.
para
Kek i kripur me spinaq dhe vezë
pas
Byrek me thjerza dhe pulë.

Shtoni komentin tuaj