0 0
Qofte me kuinoa

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Vezë
2 Kungulleshka
2 Karrota
5 lugë Parmixhano i grirë
1 tufë e vogël Majdanoz
1 tufë e vogël Koper
Disa Bishta qepe të njomë
3-4 lugë Miell Per versionin pa gluten perdorni miell pa gluten
1 gotë Kuinoa
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 lugë të vogla Pluhur pjekës për të kripurat
Pak Vaj ulliri

Qofte me kuinoa

Veçori:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Super të shijshme sidomos për snack pasdite.
Bëni kujdes me përbëresit kur them 1 gotë quinoa KUJDES pra keni zier një mas quinoa dhe nga kjo mas e zier keni marr një gotë)

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Kungulleshkat dhe karrotat grijini në rende dhe lërini të kullojne për 1 orë.
Më pas shtrydhini mirë me duar dhe vendosni në një tas ku do të shtoni dhe përberësit e tjerë. Përzijini mirë dhe formoni qofte të shtypura me duar të lyera me pak vaj. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe spërkatini me pak vaj ulliri sipër. Piqini ne furrën e nxehur më parë ne 180°C për rreth 20 minuta.
Janë super të shijshme me pak kos sipër. 😋
para
Keku i vjeshtës me dardhë dhe çokollatë
pas
Gurabije me banane dhe fistike.
para
Keku i vjeshtës me dardhë dhe çokollatë
pas
Gurabije me banane dhe fistike.

Shtoni komentin tuaj