0 0
Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Vezë nё temperature ambienti
1 gotё Boronica tё thata Tё lёna mё parё nё ujё e mё pas tё kulluara mirё
Gjysёm luge Sheqer
1 gotё Miell arre kokosi
1 gotё Qumësht
1 gotё Kos
2 gota Miell
1 lugё tё vogёl Sodë buke
2 lugё tё vogla Pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugё tё vogёl Ekstrakt vanilje
Pёr dekorin
Topping Qershie
Fletёza Bajamesh
Kos

Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi

Mёngjesi juaja i Valentinit nuk kanё qёn kurrё kaq i ёmbёl. Kek tigani tё bёrё me boronic tё thatё dhe miell arre kokosi. Dekoruar me bajame tё pjekura dhe topping qershie . Nё ajёr pёrveç dashuris do ndjeni dhe aromёn e tyre tunduese. Mos harroni ti shtoni shumё dashuri kur ti pёrgatisni :)

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Pёr dekorin

Udhëzimet

Ndani

(Matjet janё  bёrё me gotat plastike 1 pёrdorimshe pёr tu ardhur mё shumё nё  ndihmё)

 

Vendosni nё blender tё gjithё pёrbёrёsit e recetёs  dhe bluajeni sa tё keni njё masё kremoze.

Lёreni tё pushojё nё frigorifer gjithё natёn pёr ta pasur gati nё mёngjes.

Nё momenti qё ju nevojitet nxehni fortё njё tigan me fund qё nuk ngjitё dhe shtoni nё tё njё garuzhe  nga brumi.

Lёreni tё piqet nga njё anё dhe derisa nё sipёrfaqe tё krijohen  bulёza dhe ktheheni nga ana tjetёr.

Veproni kёshtu dhe pёr pjesёn tjetёr tё brumit.

Shёrbejeni nё pjatё tё vendosura sipёr njёri tjetrit. Shtoni sipёr nё majё 1 lugё kos , dekorojeni me topping qershie dhe fleta bajamesh  tё pjekura nё furrё ose nё njё tiganё me fund qё nuk ngjitё.

Shёrbejini tё ngrohta.

Gёzuar Valentinin <3

 

 

 

para
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika
pas
Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta
para
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika
pas
Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta

Shtoni komentin tuaj