0 0
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për Bazen:
6 Vezë Temperaturë ambienti
100 gr. Sheqer
50 gr. Gjalpë
200 gr. Miell
3 lugë Kakako
100 ml. Pana lëng
200 gr. çokollatë e zezë për shkrirje
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira 20 gram
2 çokollatë Mars
4 lugë Karamel i kripur
Pakëz Kripë
Dekori
300 ml. Pana lëng
150 ml. Pana Vegjetale Tipi Hopla
250 gr. çokollatë e zezë për shkrirje
Pjesa që mbetet Karamel i kripur
Disa Fletëza kripe
Një dorë Kikirik të pjekur me kripë
Pjesa tjetër
1 gotë te vogel Konjak me shije druri
1 lugë Sheqer integral
1 gotë Qumësht

Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika

Kjo ishte torta që unë krijova për 35 vjetorin tim. Të gjitha shijet e mia të preferuara në një Tort. Më në fund i erdhi dita ta shkruaj dhe meqënëse kemi Valentini para merrni masa për ta përgatitur. Shija është unike.

  • 24 orë
  • Servirja
  • Hard

Përbërësit

  • Për Bazen:

  • Dekori

  • Pjesa tjetër

Udhëzimet

Ndani

Një tortë qe ka disa hapa por jo kompleks në vetvete. Nëse i ndiqni me përpikmëri do arrini një rezulat final shumë të kënaqshëm . Nje tortë që dhe kostot i ka relativisht të larta por është një nga ato torta që përgatitet me raste.

Kini parasysh që çdo përgatije hap pas hapi ti jepni kohën e duhur. Pasi përberësit duhet të ftohen, pushojnë dhe mbledhur në disa hapa.

Pasi e keni përgatitur duhet ta ruani në frigorifer në këmbanën e qelqit dhe në momentin qe ta shërbeni ta lini të pushoj jashtë tij për 20 minuta, në mënyrë që karameli të filloj të zbutet paksa.

Helikat dhe enët e punës kur të përgatisni kremin e dekorit lërini të ftohen në frigorifer më parë, kështu pana do ju formohet më shpejtë.

Pana Hopla gjithashtu duhet të ftohet më parë në frigorifer.

Më mirë nëse e konsumoni të nesërmen, kështu do i jepni kohë shijeve të tortës të lidhen me njëra- tjetrën.

Këshilla ime; mos u stepni para listës së gjatë të produkteve dhe hapave të recetës, është një mund që ja vlen.

 

Gëzuar Shën Valentinin 🙂

 

 

 

Hapat

1
Bërë

Për Karamelin e Kripur:

300 gr. Sheqer

1 lugë gjalpë

250 ml. pana e freskët

1 lugë kafe me kripë

Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të shkrihet plotësishtë. Veçmas ngrohni panën por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin, shtoni dhe kripen. Përzijeni vazhdimishtë derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin përzijeni përseri dhe lëreni të ftohet komplet.

2
Bërë

Për krijimin e bazës:

Çokollatën e copëtuar (çokollatën për shkrirje) përzijeni me gjalpin dhe pana-n dhe vendoseni të shkrihet gjithmonë duke e përzierë derisa masa të bëhet lisho dhe e shkrifët. Lëreni mënjanë të ftohet.

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe të bardhat me ndihmën e pakëz kripe formojini në shkumë. Shtoni dhe sheqerin pak nga pak gjithmonë duke i rrahur derisa masa të bëhet kompakte.

Shtoni një nga një dhe të verdhat e vezëve gjithmonë duke i rrahur me përzierësin elektrikë.

Përzieni miellin me pluhurin pjekës, kakaon dhe shtojeni duke situr te masa me vezë.

Përzijeni me delikates nga lartë poshtë që mos i ulni ajrin dhe shfryni masën me vezë. Vazhdoni kështu derisa ta keni përzjerë të githë miellin.

Në fund bashkoni dhe çokollatën e shkrirë, 4 lugë karamel te kripur, dhe çokollatën Mars të copetuar imët.
(Kini parasysh mos ta përzjeni fortë dhe me shumë seç duhet pasi pandispanja ju del e fortë dhe e ulët.)

Lyeni një tavë pjekje me pak gjalpë dhe pluhërosni me miell. Shkundeni tepricën e miellit dhe derdheni në të brumin.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30-35 minuta, bëni dhe provën e shkopit për të parë nëse ai del i pastër nga torta.

Hiqeni nga furra lëreni të ftohet plotësishtë pandispanja.

3
Bërë

Ndërkohë përgatisni kremin që do të veshi tortën sipër:

Vendosni pana-n e lëngëshme të nxehet por mos e lini të marrë val, sapo është nxehur mjaftueshëm, shtoni çokollatën e copëtuar. Largojeni nga zjarri dhe përzijeni mirë derisa çokollata të shkrijë, të bëhet lisho dhe e shëndritëshme. Vendoseni enën në një banjomari të ftohtë me akull dhe ujë dhe me rrahësin elektrikë përzijeni mirë e mirë derisa të ftohet komplet dhe të bëhet gati shkumoze.

Vendoseni në frigorifet të pushojë për 40 minuta.

Tani rriheni panën vegjetale (Hopla) derisa të formohet në shkumë.

Nxirrni ganache e çokollatës nga frigoriferi dhe rriheni përsëri me rrahësin elektrikë për të krijuar sa më shumë ajër dhe një mas më të lehte.

Bashkoni pak nga pak me të dhe pana-n vegjetale dhe përzijeni me delikates këtë rradhë me një spatul kuzhine.

Vendosni në frigorifer te fresku të pushoj paksa që të jetë dhe më e formuar për ta dekoruar tortën.

4
Bërë

Përgatitja e shurupit për njomjen e pandispanjës

Përzieni qumshtin me konjakun dhe sheqerin dhe vendosni pak në zjarrë që sheqeri të shkrihet.

5
Bërë

Prerja e pandispanjës

Ndajeni pandipanjen në dy gjysma me ndihmën e një thike të mprehtë.

6
Bërë

Formimi i tortës

Pasi të gjithë përbërësit janë gati dhe të ftohur me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni një pjesë të pandispanjës komplet sipërfaqen me pak qumështë sa të zbutet pak sipërfaqa dhe kremi i çokollatës të ngjitet më mirë.

Visheni komplet mesin e saj me kremin e dekorit dhe nivelojeni mirë nga të gjitha anët. Sipër kremit shtoni pak salcë karameli.
Lyeni gjysmën tjeter të pandispanjës me sherbetin e njomjes dhe vendoseni sipër pandispanjës me krem.

Tani lyeni të gjithë tortën me sherbetin e njomjes dhe visheni sipërfaqen dhe anët me kremin që ju ka tepruar duke e niveluar mirë me një spatul.
Lëreni paksa tortën të mpikset në frigorifer.

7
Bërë

Dekori:

Pasi torta është mpiksur paksa, derdhni sipër salcën e karamelit.
Dekorojeni me kikirik dhe fletëza kripe.
Ruajeni në një këmban qelqi te fresku.

para
Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje
pas
Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi
para
Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje
pas
Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi

Shtoni komentin tuaj