0 0
Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për bazen:
3 Vezë në temperaturë ambienti
1 gotë Gjalpë i shkrirë
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
3 gota Miell
1 gotë Miell bajamesh
1 lugë e vogel Ekstrakt vanilje
2 gota Lëng Portokalli Jo plot
1 gotë Sheqer
1 gotë e vogël Konjak
Për sipërfaqen
4-5 kokrra Mollë
Një dorë Fleteza Bajamesh
Pak Sheqer
Pak Gjalpë
Pak Mjaltë

Kek i ulët me mollë- Receta në 2 minuta

Nga cikli i recetave të shpejta, një kek tejet i shijshëm që mund ta shërbeni pas një vakti, për mengjes apo për çajin e pasdites.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për bazen:

  • Për sipërfaqen

Udhëzimet

Ndani

(Masat janë bërë me gotat 1 përdorimshe)

Qëroni mollët dhe pritni në feta shumë të holla.

Vendosini të gjithë përbërësit e bazës në blender dhe përzijini derisa të bëhet një masë e kremtë.

Lyeni një tavë të ulët për torta me gjalpë dhe spërkateni me miell, derdhini në të brumin. Mbulojeni sipërfaqen e brumit me fetat e mollës, shtoni sipër fletëzat e bajameve, spërkateni me sheqer dhe shtoni pakëz gjalpë nëpër të gjithë sipërfaqen e kekut.

Vendoseni në furrën e nxehur më parë të piqet në 180°C për 25-30 minuta

(Bëni provën e shkopit përpara se ta hiqni nga furra)

Pasi të jetë pjekur lyeni të gjithë sipërfaqen e kekut me pak mjaltë ose reçel portokalli të holluar me ujë të ngrohtë.

Shërbejeni sipër me akullore me vanilje kur keku është ftohur paksa.

 

 

 

para
Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi
pas
Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako
para
Kek tigani me boronicë dhe miell arre kokosi
pas
Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako

Shtoni komentin tuaj