0 0
Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
600-800 gr. Karkaleca
100 ml Gjalpë
2 thelpinjë Hudhra
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Pak Piper rozë
Një tuf e vogël Majdanoz

Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër

Një antipastë e thjeshtë dhe e shpejtë .

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Pastroni karkalecat vetëm nga zhgualli dhe  fija e zezë duke i bërë një të çarë vertikale në kurrizë. Në barkë i bëni një te prerë të vogël që gjatë pjekjes karkalecat mos të mblidhen.

Gjalpin shkrijeni në një ënë ku do te shtoni dhe 2 thelpinjë hudhër të grirë imët dhe sapo të filloj të shkrihet hiqeni nga zjarri dhe bashkoni majdanozin e grirë imët.

Rreshtoni karkalecat në një tavë, e imja tava/zgarë e Tescoma Albania. Kriposini piperosni dhe shtoni sipër piper rozë. Sperkatini komplet me gjalpin e aromantizuar me hudhër dhe majdanoz dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 grad për 15 minuta jo më shumë pasi ju thahen nesë i keni karkaleca të mëedhenjë si të mitë, ndryshe nëse janë të vegjël lërini dhe më pak. Shërbejini me majdanoz të freskët. Salcë tartar dhe ullinjë.

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Karkaleca furre me gjalpë dhe hudhër
Average rating:  
 0 reviews

admin

para
Lazanja me fistik dhe mortadella
pas
Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara
para
Lazanja me fistik dhe mortadella
pas
Lasagne alla carbonara -Lazanja karbonara

Shtoni komentin tuaj