0 0
Biskota me kanell dhe portokall

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

110 gr Gjalpë
100 gr Sheqer integral
2 lugë Mjaltë
320 gr. Miell 00
1 lugë të vogël Kanellë
1 Vezë
1 lugë të vogël Karafil pluhur
1 lugë të vogël Sodë buke
2 lugë Lëkura portokalli
Pakëz Kripë

Biskota me kanell dhe portokall

Nëse ju ka humbur shpirti i festave dhe ndjeheni pak të rënë moralishtë këto biskota do ju sjellin të gjithë harmonin që ju ka munguar. Era e gjalpit tek piqet me kanellën, karafilin dhe lëkurat e portokallit është magjike. Duhet ti përgatisni për të kuptuar për cfarë po flas.

  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Në zjarrë të mesëm shkrini gjalpin me sheqerin dhe shtoni mjaltin dhe vijoni i trazoni derisa masa të  jetë lidhur.

Vecmas në një tas  të madhë bashkoni miellin, kripën, sodën e bukës kanellën, karafilin pluhur, lëkurat e portokallit dhe përzijini. Shtoni dhe masën me gjalpë të ftohur paksa  dhe jepini një të përzier. Shtoni dhe vezën e rrahur pak me pirunë dhe punojeni derisa të formoni një brumë të lidhur mirë.  Mblidheni me qesen e kuzhinës dhe lëreni të pushoj në frigorifer te fresku për 20-25 minuta. Më pas me ndihmën e letrave të furrës hapeni brumin në një petë me trashësi 1/2 cm dhe prisni nga ai fromat që dëshironi.

Nëse doni ti varni te pema bëni një vrimë në një cepë me kunjë dhëmbësh. Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C  ventilim për 8-10 minuta ose derisa shikoni që janë pjekur.

Lërini të ftohen paksa para se ti konsumoni.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Biskota me kanell dhe portokall
Average rating:  
 0 reviews

para
Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë
pas
Llukanik me qepë dhe ftonjë
para
Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë
pas
Llukanik me qepë dhe ftonjë

Shtoni komentin tuaj