0 0
Biskota me gjalpë kikiriku

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Vezë Në temperatur ambienti
50-80 gram Sheqer integral Në vartësi sa të ëmbla i doni
200 gram Miell
4-5 lugë Gjalpë kikiriku
2 lugë të vogla Pluhur pjekës për ëmbëlsira

Biskota me gjalpë kikiriku

Oh christmas tree oh christmas tree :)
Është përsëri ajo kohë e vitit ku çdo ditë mbanë një ëmër biskotash. Sot po sjell për ju recetën e biskotave me gjalpë kikiriku.

  • 30 minuta
  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Vendosini të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijeni derisa të formoni një brum të lidhur, nëse nuk ju lidhet mirë mund ti shtoni akoma dhe pak gjalpë kikiriku.

Formojeni brumin mirë me duar në tavolinën e punës dhe nga ai shkëpusni pjes të vogla sa madhësia e një arre. Shtypeni me dorë dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër tyre bëni disa shtypje të lehta me fundin e një piruni.

Veproni kështu dhe për pjesën tjetër të mbetur.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.

 

 

Hapat

1
Bërë

Gjalpin e kikirikut mund ta bëni dhe vetë, mjaftonë që të bluani 300 gram kikirik të pjekur më parë, 2 lugë mjaltë, 4 lugë sheqer, integral, pakëz kripë, 1 filxhane vaj kikiriku.

para
Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime
pas
Qofte me lëng
para
Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime
pas
Qofte me lëng

Shtoni komentin tuaj