0 0
Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
rreth 2 kg. Gjel
1 gotë Bollgur
1 gotë Bizele të ngrira ose të freskëta nëse është stina
Një dorë Kerpudha Porçini
Një dorë Ullinjë pa bërthamë
2 lugë Rrush të thatë
2 Karrota
2 lugë Vaj ulliri
4 lugë Kokrra Shege
1 thelb Hudhra
2 Qep të njoma
1 lugë të vogël Kripë
Pak Piper të zi
Një dorë Bajame Të grira imët
Disa degë Trumëz
1 Spec djegës i freskët
Për marinimin e gjelit
2 lugë Gjalpë Në temperature ambienti
2 lugë të vogla Lëkura limoni të grira imët
1 lugë të vogël Kripë
1 gotë Vere e Bardhë
1 lugë Vaj ulliri

Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Një pjatë festive, tipike e ditës pushim ku është mbledhur gjithë familja dhe presin mrekullira nga duart e tua.
Recetë e shkëputur nga libri im i ri #tëdielave për të cilin do ju flas në një tjetër postim. Shijojeni dhe Gëzuar.

  • 2 ore
  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për marinimin e gjelit

Udhëzimet

Ndani

Jepini një valë  gjelit në ujë me kripë për rreth 20 -25 minuta ( jo me shumë pasi i prishet forma)

Kullojeni dhe lëreni të ftohet . Lëngun e tij filtrojeni dhe ruajeni mënjanë pasi na nevojitet për zierjen e bollgurit.

Gjalpin përziejeni i me kripën, piperin, lëkurat e limonit dhe sapo gjeli të jetë ftohur lyejeni me këtë përbërje duke e masazhuar mirë e mirë.

Kriposeni paksa gjelin edhe nga brenda.

Në lëngun e tij zieni bollgurin për 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.

Vendosni rrushin e thatë të njomet në ujë të ftohtë. Kur të jetë gati shtrydheni mirë me duar dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit.

Shtoni karrotat dhe kërpudhat të prera në kubikë të vegjël, bizelet, gjethet e trumzës, dhe lëreni të gatuhen derisa perimet të jenë zbutur paksa dhe janë thekur në sipërfaqe.

Shtoni  bollgurin tek  perimet që të lidhet me shijen  e tyre, kriposini, piperosini dhe hiqeni tiganin nga zjarri.

Lëreni të ftohet paksa që kur të bashkoni dhe përbërësit e tjerë ato të mos vyshken.

Pasi është ftohur shtoni ullinjtë e prerë, specin djegës, kokrrat e shegës,bajamet e grira dhe rrushin e thatë.

Me këtë masë mbushni brenda gjelin.

Nxehni sobën në 160°C

Sipër gjelit shtoni pak vaj ulliri dhe vendoseni të piqet në sobë për rreth 2 orë.

Herë pas here njomeni me verën e bardhë që të mos i thahet gjoksi.

Kur të jetë gati lëreni të pushojë paksa dhe shërbejeni me mbushjen e tij  dhe bollgurin që ka tepruar.

 

para
Ëndrrat arabe – Qiqra me shije arabe
pas
Biskota me gjalpë kikiriku
para
Ëndrrat arabe – Qiqra me shije arabe
pas
Biskota me gjalpë kikiriku

Shtoni komentin tuaj