Lulelakër furre me limon dhe tumeric

Shije fantastike për këtë perime që zakonishte shumica nuk e pelqejnë.
1 lulelaker
1 lugë e vogël tumeric
kripë dhe piper i zi
2 lugë vaj ulliri
lëngu i 1 limoni
Prisni lulelakrën në feta.
Bëni një marinaturë me lëngun e limonit, tumericën, kripën, piperin, përzijeni mirë. Te kjo marinaturë kaloni një nga një fetat e lulelakrës dhe vendosini në një tavë me letër furre poshte.
Piqini në 160°C për 30 minuta ose derisa të jenë të buta dhe të thekërsiura mirë sipër.
Shërbejini si kontorno ose pjatë vegjetariane e shoqëruar me pak oriz basmati.
Ju bëftë mirë 🙂
(Visited 16 times, 1 visits today)
Vlersoni Receten | |
Lulelakër furre me limon dhe tumeric
Vleresimi Mesatar: 0 Vleresime