0 0
Syltjashi i pjekur

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për ëmbëlsirën:
200 gr Oriz per rizoto (Carnaroli)
2 Qumësht lt
150 Sheqer gr
1 Gjalpë luge gjelle
1 Ekstrakt vanilje lugë kafe
1 Lëkura limoni të grira imët koker
2 luge Niseshte e holluar në pak qumësht të ftohtë)
1 Verdhë veze kokerr
Për dekorin:
200 Luleshtrydhe gr
sipas shijes Kanellë
te thermuara Bajame
disa Mëndër
Opsionale) 1 top akullore vanilje për servirje

Syltjashi i pjekur

Kur rri mbi zjarr të ulët, orizi fillon të tregojë historitë e tij.
Shpërbëhet ngadalë, thith qumështin dhe shndërrohet në ëmbëlsi që mbush zemrën.
Një sultjash i butë, i parfumuar me limon, vanilje dhe kujdes.
Një çast i ngrohtë që merr ngjyrë në furrë dhe qetësi në frigorifer.

  • 60 min
  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për ëmbëlsirën:

  • Për dekorin:

Udhëzimet

Ndani

Përgatitja

  1. Ziej orizin me ujë në zjarr të ulët, derisa të zbutet mirë dhe të fillojë të shkërmoqet.

  2. Ndërkohë, nga qumështi hiq një gotë dhe përzieje me niseshten.

  3. Në një tenxhere të madhe, shto pjesën tjetër të qumështit tek orizi, së bashku me sheqerin, vaniljen, lëkurat e limonit dhe gjalpin. Përzieje vazhdimisht në zjarr të ulët.

  4. Kur të fillojë të marrë valë, shto niseshten e tretur dhe lëre të trashet lehtë – kujdes, jo shumë, sepse do piqet më tej në furrë.

  5. Shpërndaje masën në tava individuale ose në një të vetme.

  6. Rrih të verdhën e vezës me pak qumësht dhe lyej sipërfaqen me të duke e përhapur butë me kurrizin e një luge.

  7. Piqe në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër.

  8. Lëre të ftohet mirë dhe vendose në frigorifer për disa orë.

  9. Para servirjes, pluhuros me kanellë dhe zbukuro me fruta, arra/bajame dhe gjethe mëndre. Dhe po deshe – një top akullore me vanilje përkrah.

para
Sallatë e ngrohtë me patate, asparag dhe vezë
pas
Pulë e pjekur me grosht, halloumi dhe aromë vere
para
Sallatë e ngrohtë me patate, asparag dhe vezë
pas
Pulë e pjekur me grosht, halloumi dhe aromë vere

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here