Përbërësit
-
1 Mish viçi tulKg
-
2 Speca tё kuqcop
-
1 Thelpinjë hudhërthelpi/cop
-
1 Arrë myshku pluhurlugë çaji
-
1 Paprikalugë çaji
-
Piper të zisipas shijes
-
2 Vaj ullirilugë gjelle
-
1/2 Kanellëlugë çaji
-
1/2 Qimnonlugë çaji
-
1 Pluhur hudhrelugë çaji
-
2 Ujë me gazfilxhanë kafeje
Udhëzimet
Përgatitja:
-
Vendosni në blender mishin e grirë, specat, hudhrën dhe të gjitha erëzat. Bluajeni derisa të formohet një pastë homogjene.
-
Shtoni ujin me gaz dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të lidhet mirë.
-
Mbulojeni një letër furre me qese celofani të lyer me pak vaj ulliri. Vendosni masën mbi të dhe formoni dy shufra (të rrumbullakëta ose të shtypura, sipas dëshirës).
-
Shtypini dhe mbështillini mirë me duar që të ngjeshen fort. Mbështillini fort me celofan dhe vendosini në ngrirje për të paktën 12 orë.
Përdorimi:
Kur të dëshironi ta konsumoni, nxirreni nga ngrirja 30 minuta përpara ose priteni direkt me thikë të nxehtë. Thekni fetat në zgarë ose në tigan me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.
Ide servirjeje:
Shijojeni me një sallatë të freskët me kungulleshka dhe asparag, dhe shoqërojeni me kos të përzier me mustardë dhe pak hudhër për një kombinim të lehtë por të paharrueshëm.