0 0
Shakshuka

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Speca i kuq cop
1 Spec i verdhë cop
2 Domate cop
1 Qepë kokër
1 Salcë domatesh gotë
2 Thelpinj hudhre cop
2-4 Vezë cop
2 Kripë lugë çaji
2 Paprika lugë çaji
1 Curry lugë çaji
1 Qimnon lugë çaji
Piper i zi sipas deshires
1 Vaj ulliri lugë gjelle
i grire imet Majdanoz i freskët sipas deshires
Djathë i bardhë për servirje

Shakshuka

Veçori:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Shakshuka – një mëngjes i ngrohtë me aromë Magrebi
Një pjatë me rrënjë nga Afrika e Veriut, shakshuka është një gjellë e shijshme dhe e ngrohtë, me vezë të ziera butë në një salcë të pasur me perime dhe erëza. E përsosur për mëngjes apo një vakt të lehtë mesditeje, kjo fërgesë arabe është e mbushur me aromë, ngjyra dhe dashuri për shijen.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Përgatitja:

  1. Prisni hollë specat, qepën dhe hudhrën.
    Kaurdisini në një tigan me pak vaj ulliri derisa të zbuten dhe të lëshojnë aromë.

  2. Shtoni kripën, paprika-n, curry-n, qimnonin dhe pak piper të zi. Përziejeni mirë dhe vazhdoni kaurdisjen për disa minuta.

  3. Shtoni domatet e grira dhe gatuajini derisa të humbin lëngun dhe të krijohet një bazë e trashë.

  4. Hidhni salcën e domateve dhe pak ujë. Lëreni të ziejnë ngadalë derisa salca të trashet dhe shija të përqendrohet (rreth 10–15 minuta).

  5. Bëni disa gropa të vogla në salcë dhe shtoni vezët. Mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa vezët të mpiksen sipas dëshirës.

  6. Shërbejeni me majdanoz të freskët dhe djathë të bardhë të shkërmoqur sipër.

para
Bukëza krokante me quinoa
pas
Tiramisu me luleshtrydhe dhe rozmarinë
para
Bukëza krokante me quinoa
pas
Tiramisu me luleshtrydhe dhe rozmarinë

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here