Përbërësit
-
250 gr Kofsha pulepa kocka
-
2–3 Vaj ullirilugë gjelle
-
50 gr Pançetë e prer në kubikë
-
30 gr Qepëe grirë hollë
-
2 Karrotatë prera në kubikë ose rrathë
-
15 gr Kripë
-
2 gr Piper të zi
-
Rigonsipas shijes
-
100 ml Vere e Bardhëe thatë
-
200 gr Fasule te zierame lëngun e vet
-
150 gr Djathe hallumii prerë në kubikë
-
2 Kaperilugë gjelle
Udhëzimet
Përgatitja
-
Në një tigan të thellë, kaurdis mishin e pulës në vaj ulliri dhe (nëse përdor) pancettën, derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
Shto qepën dhe karrotat, kripën, piperin dhe rigonin. Përzieji derisa të zbuten pak.
-
Shuaji me verë të bardhë dhe lëri të ziejnë pak sa të avullojë alkooli.
-
Transferoji përmbajtjen në një tavë pjekjeje. Shto groshtin e zier bashkë me pak nga lëngu i tij.
-
Fute në furrë të parangrohur në 200°C dhe lëre të piqet për 30 minuta derisa të marrë një ngjyrë të thellë dhe shije të integruar.
-
Shto sipër kubikët e halloumit dhe kaperin, dhe lëre edhe 10 minuta të tjera në furrë që djathi të marrë ngjyrë të artë.
Një vakt i pasur në shije dhe aromë, perfekt për një fundjavë të qetë.