0 0
Gjellë shtëpie me mish viçi dhe perime

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Thelpinjë hudhër
1 luge Vaj ulliri
500 gr Mish viçi tul (në kubikë)
2 Qepë të prera hollë
2 Speca (ngjyrë sipas dëshirës)
1 lugë Koncentrat domatesh
200 gr Bizele ose edamame
2 lugë të vogla Kripë
pak Piper të zi
pak Tumeric
pak Paprika
për zierje Ujë

Gjellë shtëpie me mish viçi dhe perime

Veçori:
  • Pa gluten
Kuzhina:

Një gatim i ngrohtë dhe i pasur për të gjithë familjen. Shoqërohet me pilaf dhe majdanoz të freskët për një vakt të plotë dhe të kënaqshëm që bashkon të gjithë në tryezë.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Përgatitja

  1. Kaurdisni hudhrën në vaj ulliri. Shtoni mishin e viçit dhe kaurdiseni derisa të theket mirë.

  2. Shtoni qepët, erëzat dhe kripën. Vazhdoni kaurdisjen.

  3. Shtoni specat dhe në fund koncentratin e domates.

  4. Shtoni ujë të mjaftueshëm për zierje.

  5. Kur të marrë valë, shtoni edamamen ose bizelet.

  6. Mbuloni dhe piqeni në furrë në 180°C për 45–50 minuta ose vazhdoni gatimin në zjarr të ulët.

para
Bukë me hikërr, kuinoa dhe thjerrëza të kuqe
para
Bukë me hikërr, kuinoa dhe thjerrëza të kuqe

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here