0 0
Waffle me quinoa (gluten free & low carb)

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 Quinoa gr
2 Vezë cop
160 - 180 Ujë ml
7 Pluhur pjekës për ëmbëlsira gr
2 Vaj ulliri Lugë gjelle
Kripë Sipas deshires
Piper të zi Sipas deshires
1 Koper Tufe e vogel
2 Parmixhano i grirë Lugë gjelle
1 Uthull Molle Lugë gjelle

Waffle me quinoa (gluten free & low carb)

Veçori:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Waffle me quinoa – të lehta, të shijshme dhe plot vlera ushqyese.
Kjo recetë është një alternativë perfekte për kë ndjek një regjim pa gluten dhe të ulët në karbohidrate. Me bazë quinoan e fermentuar natyralisht, vezë dhe pak djathë parmixhano, këto waffle kanë një shije të freskët falë koperit dhe një teksturë krokante nga jashtë, të butë nga brenda. Ideale për mëngjes ose një vakt të lehtë e të shëndetshëm!

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani
  • Përgatitja e quinoas:
    Shpëlajeni quinoan mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të bollshëm dhe 1 lugë gjelle uthull molle. Lëreni të qëndrojë për të paktën 8 orë (ose gjatë natës).
    Më pas kullojeni dhe shpëlajeni përsëri mirë.

  • Përgatitja e brumit:
    Vendoseni quinoan e kulluar në blender dhe shtoni vezët dhe ujin e vakët. Bluajeni derisa të formohet një masë e butë dhe homogjene.

  • Shtoni në masë pluhurin pjekës, vajin e ullirit, kripën, piperin, koperin e grirë dhe djathin parmixhano. Përziejeni mirë me lugë ose mikser dore.

  • Lëreni brumin të pushojë për 30 minuta në temperaturë ambienti.

  • Nxehni piastrën për waffle, lyejeni lehtë me vaj nëse është e nevojshme dhe piqni waffle-t derisa të jenë të arta dhe krokantë nga jashtë.

para
Kek me miell arrash dhe miell kokosi
pas
Suxhuku i shtëpisë
para
Kek me miell arrash dhe miell kokosi
pas
Suxhuku i shtëpisë

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here