Përbërësit
-
600 gr Fileto salmonime cilësi superiore pa shumë dhjamë ndër vija
-
400 Kripë e trashëgr
-
1 Pluhur hudhrelugë gjelle
-
1 Bar qepe i thatëlugë gjelle
-
1 Piper rozëlugë çaji
-
(opsionale) pak kripë e tymosur për sipër
Udhëzimet
Përgatitja
-
Përziej kripën e trashë me pluhurin e hudhrës, barin e qepës dhe piperin rozë.
-
Në një enë të përshtatshme, vendos një shtresë të përzierjes së kripës dhe shtrije salmonin sipër saj me lëkurën poshtë.
-
Mbuloje tërësisht fileton me pjesën tjetër të përzierjes së kripës. Nëse ke, hidh pak kripë të tymosur sipër për një shije më të thellë.
-
Mbylle me qese kuzhine dhe vendose në frigorifer për 24 orë (ose deri në 48 orë për një aromë më të theksuar), duke ia ndërruar një herë përzierjen e kripës gjatë kësaj kohe.
-
Pas kohës së pushimit, hiqe nga kripa dhe shpëlaje mirë me ujë të ftohtë.
-
Vendose salmonin në një enë me ujë të ftohtë për 1 orë, duke ia ndërruar ujin dy herë gjatë kësaj kohe.
-
Thaje mirë me peceta kuzhine.
-
Ruaje në një enë hermetike në frigorifer. Salmoni është gati për konsum dhe del perfekt në teksturë dhe shije!