0 0
Kurabie me miell lajthie & mjaltë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
100 Gjalpë i shkrirë gr
2-3 Mjaltë lugë gjelle
2 Vezë kokrra
12 Pluhur pjekës për ëmbëlsira gr
150 Miell quinoa gr
220 Miell Lajthie gr
1 gr Ekstrakt vanilje
100 gr Lajthi të bluara hollë për sipërfaqen
Vaj për duar gjatë formimit

Kurabie me miell lajthie & mjaltë

Veçori:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina:

Të buta, të ushqyese, me aromë vanilje dhe shije e natyrshme si nga duart e dikujt që të do.
Pa sheqer, pa faj – vetëm me mjaltë dhe lajthi.
Një copë ngrohtësi për çantën e shkollës, për kafen e mëngjesit, ose për një pasdite me përralla.

  • 20-25 min
  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Përgatitja

  1. Rrih vezët me rrahës elektrik derisa të bëhen shkumbë të lehtë.

  2. Shto mjaltin dhe gjalpin e vakët (jo të nxehtë), dhe vazhdo rrahjen derisa masa të fryhet.

  3. Bashko gradualisht miellin e quinoa-s, miellin e lajthisë, pluhurin pjekës dhe vaniljen.

  4. Përzieje mirë (me rrahës ose në blender) derisa të marrë formë brumi i butë.
    Nëse është shumë i butë, shto pak miell lajthie.

  5. Lyaj duart me pak vaj dhe formo kurabie të vogla në formë petashuqe.

  6. Kaloji nga të dy anët në lajthi të bluara hollë si miell.

  7. Vendosi në tavë me letër pjekjeje dhe piqi në 180°C për 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.


para
Role krokante viçi me fistik dhe djathë
pas
Tortë me portokall & mjaltë
para
Role krokante viçi me fistik dhe djathë
pas
Tortë me portokall & mjaltë

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here