0 0
Gjoks pule i mbushur me shije mesdhetare

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Gjoks pule i mbushur me shije mesdhetare

Mbushje fantastike me spinaq për gjoks pule
Ushqimi më i mirë i fundjavës. Nëse e shoqëroni me pak oriz basmati është perfekte. Ndërsa ditëve të javës mund ta përdorni të ftohtë për sallatat apo sanduiçët.

  • 30 minuta
  • Servirja
  • Mesatare

Udhëzimet

Ndani

👩🏻‍🍳 Përgatitja

  1. Marinoni gjokset e pulës me kripë, piper, erëza të thata, hudhër pluhur, curry, vaj ulliri dhe lëng limoni. Lërini të qëndrojnë për pak minuta.

  2. Në një enë tjetër përgatisni mbushjen: përzieni spinaqin me djathin e bardhë, qepën, hudhrën, koprën, majdanozin, lëkurat e limonit dhe domatet. Shtoni kripë, piper dhe vaj ulliri.

  3. Hapni gjokset në mes, mbushini me përzierjen e përgatitur dhe palosini.

  4. Mbuloni secilin me letër furre dhe alumini. Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për 35 minuta.

  5. Hiqni mbështjellëset, lagni me lëngun e krijuar dhe futini sërish në furrë për disa minuta derisa të marrin një kore të kuqërremtë.

para
Tortë me Miell Gështenjash, Bajame dhe Fiq të Thatë
pas
Kima me spinaq dhe vezë të pjekura
para
Tortë me Miell Gështenjash, Bajame dhe Fiq të Thatë
pas
Kima me spinaq dhe vezë të pjekura

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here