Përbërësit
-
130 gr Hikerr
-
130 gr Quinoa
-
150 gr Thjerrëza të kuqe
-
2 lugë Uthull Molle
-
1 lugë Kripë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
7 gr Maja buke
-
1 filxhan kafe Fara mikse (susam, liri, kungulli, luledielli etj.)
-
sa për formim Miell Hikre
-
Vaj ulliri për lyerje + fara për sipërfaqe
Udhëzimet
Përgatitja hap pas hapi
-
Njomja e përbërësve:
Në një enë të madhe vendosni:-
130 gr hikërr kokërr
-
130 gr kuinoa
-
150 gr thjerrëza të kuqe
Mbulojini me ujë të bollshëm dhe shtoni 1 lugë gjelle uthull molle. Lërini të qëndrojnë gjatë natës (minimumi 12 orë).
-
-
Kullojini mirë:
Të nesërmen, kullojini mirë përbërësit e njomur dhe shpëlajini një herë me ujë të pastër. -
Përpunimi në blender:
Hidhini në një blender të fuqishëm dhe bluajini me:-
2 lugë të vogla kripë
-
2 lugë vaj ulliri
-
1 lugë gjelle uthull molle
Bluajeni derisa të krijohet një masë homogjene, pak e trashë por e butë.
-
-
Shtimi i majasë:
Në një filxhan të vogël tretni 7 gr maja buke në pak ujë të vakët dhe lëreni 5 minuta të aktivizohet.
Shtojeni këtë tretje në blender me masën ekzistuese dhe bluajeni sërish për pak sekonda. -
Shtimi i farave:
Hidhni masën në një enë dhe shtoni 1 filxhan kafe fara mikse. Përziejeni me një spatul derisa farat të shpërndahen mirë në brumë. -
Fermentimi:
Mbulojeni enën me një pecetë të pastër ose qese kuzhine dhe vendoseni në një vend të ngrohtë për 30 minuta. Brumi nuk do të fryhet shumë, por do të marrë qëndrueshmëri. -
Formimi i bukës:
Hidhni pak miell hikërr në duar dhe në sipërfaqen e punës. Nxirrni brumin dhe formoni një top pak të sheshtuar. Brumi mund të jetë pak ngjitës, ndaj përdorni miell hikërr sa herë që është e nevojshme. -
Pjekja:
Vendoseni në një tavë të lyer me letër furre. Lyeni sipërfaqen me vaj ulliri dhe spërkateni me fara (susami, kungulli, luledielli ose si të dëshironi).
Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 50 minuta.
Bëni provën e shkopit: nëse del i pastër, buka është gati. -
Ftohja:
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet mbi një rrjetë ose brenda furrës me derë të hapur, që të mos krijojë lagështi nga brenda.