Përbërësit
-
350 gr Fara mikse (susam, liri, kungulli, luledielli etj.)
-
100 gr Miell bajamesh
-
1 dorë Bajame
-
2 lugë Fara pishe
-
1 lugë Fara Chia
-
1 cop Vezë
-
1 lugë Pastë tahini
-
320 ml Ujë i vakët
-
1 pako Pluhur pjekës për të kripurat
-
1 lugë Uthull Molle
-
2 lugë Vaj ulliri
Udhëzimet
Përgatitja
-
Përzieni farat, miellin, bajamet, tahinin, vajin, uthullën, ujin dhe pluhurin pjekës në një enë të madhe.
-
Në fund, shtoni vezën e rrahur dhe përziejeni mirë.
-
Lëreni masën të pushojë për 30–40 minuta që farat të zbuten dhe të bymehen.
-
Vendoseni në një tavë buke me letër furre, ngjesheni mirë me duar.
-
Piqeni në 180°C për 30 minuta në tavë, më pas hiqni tavën dhe piqeni edhe 30 minuta të tjera vetëm me letër furre.
-
Lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni me thikë sharrë.