Përbërësit
-
4 Vezë
-
220 gr Miell Hikre
-
220 gr Miell qiqrash
-
200 gr Brokolii grirë imët me blender
-
4–5 lugë Kos
-
1 lugë e vogël Kripë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
-
stika pishe për sipërfaqen
Udhëzimet
Përgatitja:
-
Rrih vezët me rrahës elektrik bashkë me kripën derisa të bëhen shkumë dhe të trefishojnë volumin.
-
Shto miellin e hikërrorit dhe të qiqrave, pluhurin pjekës, kosin dhe vajin.
-
Në fund shto brokolin e grirë dhe përzieje masën me spatul, butë, derisa të bëhet homogjene.
-
Hidhe në një tavë të shtruar me letër furre.
-
Sipër shto stikat e pishës për aromë dhe krokantësi.
-
Piqe në furrë të parangrohur në 180°C për 50 minuta.
-
Lëre të ftohet përpara se ta presësh.