Përbërësit
-
500 gr Miell Manitoba
-
100 gr Miell misri i verdhëi imët
-
300 ml Ujë i vakët
-
10 gr Maja birre e thatё
-
1 lugë çaji Kripë
-
3 lugë Vaj ulliri
Udhëzimet
Përgatitja
-
Shkrini majanë në ujin e vakët dhe lëreni disa minuta.
-
Përziejeni miellin Manitoba me miellin e misrit, shtoni kripën dhe vajin.
-
Filloni të punoni brumin duke shtuar ujin me majanë pak nga pak.
-
Punohet me mikser për 10–12 minuta derisa brumi të bëhet elastik dhe i lëmuar.
-
Mbulojeni dhe lëreni të vijë në vend të ngrohtë. Gjatë këtij procesi, bëni disa palosje për ta forcuar strukturën.
-
Vendoseni brumin në një napë të pudrosur me miell misri dhe futeni në frigorifer për 24 orë.
-
Të nesërmen, nxehni në 220°C enën ku do e piqni bukën.
-
Piqeni për 30 minuta, më pas fikeni sobën dhe lëreni brumin të ftohet brenda me derën hapur.