Karkaleca ne salse kokteil me arom molle

Nuk e di nëse e keni dëgjuar ndonjëher pjatën karkaleca në salcë kokteili,për ta që më ndjekin kam sjellë kohë më parë Tartina me karkaleca në sals kokteil me arom konjaku Sotë e personalizova duke i dënë një shije frutash në këtë rastë molle.Baza ngelet e njëjtë,sallatë,salcë kokteil ose siç quhet ndryshe salcë konjaku dhe karkaleca.
PERBERSIT:
rreth 500 gr karkaleca
disa fletë sallate jeshile,ose marule
1 mollë jeshile.
1 gotë verë e gazuar
kripë dhe piper i zi
pak gjalpë
PERGATITJA:
Pastroni karkalecat nga gëzhualli,koka dhe fija e zezë.Vendosini të ziejnë në ujë të nxehtë me pak kripë për 5 minuta.Kullojini dhe lërini të ftohen.Ndërkohë përgatisni Salsa kokteil dhe përzijeni me të karkalecat.Qëroni mollën dhe priteni në feta të holla.Vendoseni të karamelizohet me pak gjalpë derisa fillon e merrë ngjyrë të artë.Shuajeni me verën e gazuar ,kur vera të avullojë hiqeni dhe lërini mënjanë.
Në një pjatë servirje shtroni gjethet e sallatës jeshile.Vendosni fetët e mollës të karamelizuara dhe shtoni karkalecat me salcën kokteil.Shtoni sipër piper të zi të bluar në momente dhe servirini.