0 0
Brinjë me thjerrza në furrë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 kile Brinjë gici
1 gote Thjerza
2 kokrra Qep
3 lugë Domate të thata nën vaj
2 filxhanë kafe Miell
3-4 lugë Vaj ulliri
2 degë Selino
1 lugë e vogël Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
Sa mjaftonë Rigon
2-3 thelpinjë Hudhra
Rreth 3 gota Ujë
1 gotë Vere e Bardhë

Brinjë me thjerrza në furrë

Një pjatë dimërore, tepër e shijshme dhe me kosto të lira

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Në një tiganë me fund që nuk ngjitë vendosni vajin të nxehet. Brinjët kriposini dhe pipersoni dhe kaloini një nga një në miell të skuqen  duke i lyer mirë nga te gjitha anët. Vendosini të skuqen në tiganë duke i thekërisur mirë nga të dyja krahët, kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë të mbulura me letër alumini që mos të ftohen shpejtë.

Te i njëjti tiganë shtoni qepën e prer në fleta dhe selinon e prer imët, shtoni dhe hudhrën e grirë imët, kripë, piper dhe rigonë. fillojini kaurdisini në zjarrë të ulët derisa qepët të zbuten dhe të marrin ngjyrën e art. Vendosini dhe brinjët mbi qep dhe shuani me 1 gotë verë të bardhë.

tavën e baltës shtoni thjerrzat e lëna më parë në ujë, domatet e grira imët, bashkoni me to dhe qepët dhe përzijini. Vendosni mishin mbi te dhe brinjët, mbulojeni me ujë dhe trasferoni tavën në furrën e ngrohur më parë në 160°C për 50 minuta ose derisa shikoni që tava është ajkosur dhe ka marrë shije të mirë. Nëse mishi ju piqet më parë, mbulojeni me letër alumini dhe vijoni pjekjen. Minutat e fundit, hiqeni letrën e aluminit që dhe sipërfaqa të thekëriset mirë. Shërbejeni të ngrohtë me bukë të thekur me vaj dhe hudhër.

Janë super të shijshme, me shkruani këtu në koment si do ju dalin. Në familjen time kjo u trasformua në pjatën me të preferuar të dimrit deri tani…

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Brinjë me thjerrza në furrë
Average rating:  
 0 reviews

Hapat

1
Bërë

para
Pasta e Fagioli për të lëpirë gishtat
pas
Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë
para
Pasta e Fagioli për të lëpirë gishtat
pas
Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë

Shtoni komentin tuaj