0 0
Tortë e kthyer me limonë

Tortë e kthyer me limonë

Një tortë e thjeshtë me shije unike dhe e freskët. Por nësë
im shoq do të respektonte tabelen që i vendosë "mos e ha se nuk i kam bërë foto" do kishim dhe pamjen origjinale të saj :)

Ingredients

  • Pjesa tjetër

Directions

Share

Rrihni gjalpin me sheqerin dhe shtoni një nga një vezët gjithmonë duke i rrahur. Shtoni pana-n përziejeni përsëri, shtoni dhe lëkurat e limonit, vaniljen dhe lëngun e limonit. Jepini përsëri një të përzier. Tani shtoni duke situr miellin dhe pluhurin pjekës dhe përziejni përsëri me delikates që mos ulni volumin.

Një një tavë katrore shtroni një letër furre, dhe spërkateni fundin e saj me sheqer.

Sipër rradhisni fetat e limonit dhe sipër tyre shtoni pak gjalpë të shkrirë, tani derdhni me kujdes brumin dhe nivelojeni.

Vendoseni të piqet në furrën  e nxehur me parë në 180°C për 20-25 minuta. Hiqeni dhe lëreni të pushoj paksa dhe të kulloj para se ta nxirni nga forma e ta ktheni përmbys.

Shërbejeni.

Shënim:( Ruajeni jashtë frigoriferit për 2 ditë) Limonat nëse i keni bio qëroini nga lëkura dhe pjesa e bardhë para se të shtroni fundin e tyre pasi  gjatë pjekjes e hidhërojnë.  Por nëse keni limonat normal me lëkurë të hollë mund ti përdorni pa problem me gjithë lëkurë.

 

 

 

 

(Visited 1 times, 4 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Supë me elb, mish të grirë dhe lakër të zezë.
next
Supë krem me panxharë
  • 1 Views
  • Serves 6
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
3 gota Miell
4 Vezë
80 gr. Gjalpë në temperaturë ambjenti
1 gotë Sheqer
1 gotë Pana lëng
1 gotë Lëng limoni
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
1 lugë e vogël Ekstrakt vanilje
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
Pjesa tjetër
1 Limon i prer në feta
4 luge Sheqer
2-3 lugë Gjalpë i shkrirë

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Supë me elb, mish të grirë dhe lakër të zezë.
next
Supë krem me panxharë